Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Është vetëm një vjeçe, Loredana Zefi thotë se vajza e saj Hana kupton katër gjuhë

Reperja nga Ferizaj, Loredana Zefi (25 vjeçe), së fundmi ka bërë një bisedë 40-minutëshe me moderatorin Aira Nejati (27 vjeç) për Apple Music.

Ajo ka folur për shumë gjëra që kanë ndodhur gjatë vitit 2019, humbjen e të atit, skandalin me paratë, ndarjen nga Mozzik e po ashtu flet edhe për këtë vit, më shumë për kohën e kaluar me vajzën e saj, Hanën.

Në intervistë thuhet se biondja sivjet qëndroi më shumë pranë të bijës, për shkak të pandemisë së coronavirusit.

“Unë kam qenë me të gjithë kohën, posaçërisht gjatë izolimit”, ka thënë ajo.

Artistja tregon se Hana, e cila mbush dy vjet këtë muaj, kupton katër gjuhë të ndryshme.

“Ajo me të vërtetë mund të flasë tani. Ajo tashmë mund të flasë me fjali të sakta. Kupton katër gjuhë, përfshirë anglishten, gjermanishten, shqipen dhe gjermanishten zvicerane. Ne flasim pak të përzier. Ajo kupton plotësisht gjithçka”, theksoi Zefi.

Loredana muaj më parë po ashtu konfirmoi ribashkimin me partnerin e saj, Mozzik, nga i cili u nda vitin e kaluar (2019).

Postime të ngjashme

Zack Snyder po punon rreth filmit të ri “King Arthur”

S.B.

Jolie shet pikturën e Churchillit për shtatë milionë funte

S.B.

Aktorja, Erica Watson vdes pas infektimit me COVID-19

S.B.

Louis Tomlinson: Gjithçka që duhet të dini për ish-anëtarin e “One Direction”

S.B.

Çiljeta Xhilaga rrëfen marrëdhënien me Alban Hoxhën: Që pesë vite bashkë, kur dashuria është e fortë çdo gjë kalohet

S.B.

Afërdita Dreshaj vazhdon të jetë aktive në palestër, edhe pse është në muajt e fundit të shtatzënisë

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...