Agjencia Zhurnal.mk
Ekonomi Maqedoni

Është zvogëluar numri i të punësuarve në sektorin publik

Shkup, 8 prill – Zhurnal.mk – Numri i të punësuarve në sektorin publik duke e përfshirë 31 dhjetorin e vitit 2020 arrin 131.183 persona. Ata angazhimin e tyre të punës e realizojnë në 1332 institucione. Nga numri i plotë, 19.594 ishin punësuar në Armatë, MPB, Agjencinë për Siguri Kombëtare, Agjencinë për Zbulim dhe në Drejtorinë për Polici Financiare. Përveç kësaj shifre për këto persona të punësuar në raport nuk tregohen detaje tjera, analiza tjera detajore për arsye ligjore dhe të sigurisë. Përpunimi detajor dhe prezantimi i të dhënave bëhet për 111.589 persona tjerë të punësuar. Në numrin e plotë të të punësuarve bën pjesë sektori publik, siç është definuar në Ligjin për të punësuar në sektorin publik, gjegjësisht janë treguar të dhëna për të punësuarit në institucionet e pushtetit shtetëror, në komuna, institucione publike nga fusha e arsimit, shëndetësisë, kulturës, mbrojtjes sociale, ndërmarrjet publike etj.

Këtë sot e theksoi ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Jeton Shaqiri në konferencën për shtyp në të cilën e ka prezantuar raportin vjetor për të punësuarit në sektorin publik. Potencoi se për t’u theksuar është numri i të punësuarve në organet e pushtetit shtetëror paraqet vetëm 12,2 për qind nga numri i plotë i të punësuarve në sektorin publik, gjegjësisht prej gjithsej 131.183 persona në Qeveri, ministritë, organet në përbërje të ministrive, organe të pavarura të drejtorisë shtetëror etj, janë punësuar rreth 15.945 persona.

Nga analiza e të dhënave të Raportit për vitin 2020, potencoi ministri, del se më i madh është numri i personave të punësuar në veprimtarinë e arsimit dhe atë me 32 për qind, pastaj shëndetësia – 19 për qind, drejtoria 14 për qind, pastaj të punësuarit në veprimtaritë komunale me 9,6 për qind, veprimtaria e mbrojtjes së fëmijëve dhe politikës sociale janë 6,8 për qind.

Ai tha se krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar numri i të punësuarve në sektorin publik është zvogëluar dhe atë për 1717 persona. Zvogëlim të numrit të të punësuarve, sqaroi, ka në organet e pushtetit shtetëror.

“Në vitin 2019 në organet e pushtetit shtetëror të punësuar ishin 16.522 persona, ndërsa në vitin 2020 kjo shifër është 15.945, që është zvogëlim për 577 punësime ose tre për qind. Por, nëse si shtet në vitin 2020 shënojmë zvogëlim të numrit të të punësuarve në aparatin shtetëror kjo nuk është rast me punësimin në institucione në disa nga sektoret e rëndësishme si shëndetësia dhe në mbrojtjen e fëmijëve dhe mbrojtjen sociale. Përkundrazi, në këto sektore raporti tregon rritje të numrit të të punësuarve. Kjo ilustron se punësimet e reja bëhen atje ku me të vërtetë ka nevojë. Gjithashtu, në vitin 2020 është rritur numri i personave të punësuar me kualifikime të arsimit të lartë. Më shumë se gjysma, gjegjësisht 53,62 për qind nga personat e punësuar në sektorin publik kanë së paku arsim të lartë, ndërsa 2260 janë punësuar si doktorë të shkencave”, theksoi Shaqiri.

Potencon se raporti tregon se numri më i madh i të punësuarve në sektorin publik janë gra dhe atë me 54,83 për qind kundrejt burrave të cilët janë përfaqësuar me 45,17 për qind, ndërsa mosha mesatare e të punësuarve arrin 46 vjet.

“Edhe këtë vit edhe pse nuk paraqet obligim ligjor, janë publikuar të dhënat për numrin e të punësuarve në shoqatat aksionare në pronësi shtetërore dhe për personat e punësuar përmes Agjencisë për punësime të përkohshme. Në shoqatat aksionare në pronësi shtetërore janë punësuar 10.390 persona, prej të cilëve 9919 për kohë të pacaktuar, 95 për kohë të caktuar dhe 367 përmes Agjencisë për punësime të përkohshme. Ky numër nuk futet në analizën e përmbajtur në këtë raport. Përmes Agjencisë për punësime të përkohshme në institucione në sektorin publik janë angazhuar gjithsej 2.245 persona dhe ata nuk kanë status të të punësuarve në sektorin publik dhe nuk futen në analizat e prmbajtura në raport”, shtoi Shaqiri.

Postime të ngjashme

Nuhiu takon Isenin / Gjuha shqipe edhe do të shkruhet edhe do të mbrohet gjithandej

R Zh

Komuna e Çairit shënon ditën e planetit Tokë

R Zh

Sllavjanka Petrovska: Apeloj te të gjithë qytetarët ta mbështesin procesin e vaksinimit

N E

Hoxha: Opozita nuk ka të drejtë të akuzon funksionarët, përderisa nuk jep llogari për (keq)menaxhimin e institucionit të Kulturës

R Zh

Analizë / RMV-të renditet i 30 në Evropë për nga numri i vdekjeve si pasojë e ajrit të ndotur me 120 vdekje në 100 mijë banorë

R Zh

Nga nesër do të vaksionohen deputetët në sallën Boris Trajkovski

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...