Agjencia Zhurnal.mk
Kuriozitete

Eshtrat e dinozaurit ofrohen në ankand për tetë milionë dollarë

Ai peshonte së paku shtatë tonë dhe kishte sytë e përmasës së topave të bejsbollit. Kafshimi i tij do ta shkatërronte edhe veturën. Ai ka shenja nga betejat e ashpëra parahistorike.

E gjithë kjo mund të jetë e juaja për tetë milionë dollarë.

Legjenda e tiranozaurit me nofkën Stan, po e merr një jetë të freskët fal Christie’s. Shtëpia e ankandeve ka shfaqur eshtrat e tij të mërkurën në galerinë në “Manhattan”, për t’i bërë një reklamë para shitjes në ankand, shkruan agjencia AP.

“Ai është rreth 11.2 metra i gjatë dhe është një nga makinat me të frikshme vrasëse që ka jetuar në tokë”, ka thënë James Hyslop, kreu i shtëpisë së ankandeve, i departamentit shkencor dhe të natyrës të kësaj shtëpie.

Rreth 67 milionë vjet pasi Stan u end dhe bëri gjithë ato vrasje, mbetjet e tij janë zbuluar në vitin 1987 nga paleontologu Stan Sacrison, në një vend gjeologjik i njohur si Cretaceous Badlands.

Skeleti do të mbetet i shfaqur deri më 21 tetor. Ndërsa ankandi pritet të fillojë më 6 tetor.

Postime të ngjashme

Një tigër në Kinë plagosi një burrë dhe theu xhamin e makinës së tij – publikohen pamjet

S.B.

Helikopteri fillon ngritjen, shihni se si “e trazoi pistën” e një spitali në Angli

S.B.

Gjyshi u kishte thënë se kishte fshehur 46 mijë dollarë në shtëpi, familja amerikane angazhuan një “kërkues thesaresh” që t’ua gjente

S.B.

Një pemë filloi të binte – shoferi në Karolinë të Veriut shpëton pa lëndime, por jo edhe vetura pa u dëmtuar

S.B.

Shkoi për të pirë, gruaja amerikane u mërzit shumë kur pa përshkrimin që i ishte bërë në faturë

S.B.

Shoferi i kamionit bëri një manovër të gabuar dhe përfundoi në çatinë e një garazhi në Itali

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...