Eshtrat e njerëzve të marra nga varrezat, dyshohet se janë gjuajtur në një depo, Prokuroria filloi hetimet

nga Xh M

Policia e Maqedonisë së Veriut dhe Prokuroria kanë filluar procedurat hetimore në lidhje me dyshimet se një ndërmarrje e licencuar dyshohet se eshtrat e nxjerra nga varrezat i ka gjuajtur në një depo, transmeton Portalb.mk.

“Në RPB Berovë është rropatura se në Berovë është vërejtur si një ndërmarrjen e licencuar për shërbime funerale në komunën e Berovës, si në një depo ka gjuajtur dhe varrosur mbetje të njerëzve të vdekur, të nxjerra nga varrezat e qytetit të Berovës”, raportoi Policia

Policia së bashku me prokurorin publik kanë kryer hetime në vendin e raportuar, ku nuk janë gjetur gjurmë se është kryer kjo vepër penale.

“Pas masave shtesë të marra dhe bisedave të kryera në RPB Berovë, erdhi deri te konstatimi se shërbyesi i licencuar për shërbime funerale disa herë ka kryer groposjen e varrezave të vjetra dhe i ka gjuajtur eshtrat e njerëzve të vdekur në një lokacion tjetër”, sqaroi Policia.

Raportohet se në këtë vend, prokurori publik ka gjetur pesë eshtra që ngjanin në eshtra të njeriut.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More