Eskalon debati – Xuxi nervozohet me banorët gjatë darkës së të nominuarve

nga D V

Në një moment tensioni gjatë darkës së të nominuarve, banorët kanë shpërthyer në një debat të ashpër, duke e çuar atmosferën në nivele të larta nervozizmi.

Me tone të larta e ofenduese, ata kanë eskaluar diskutimet deri në një përplasje të fortë, saqë ka ndërhyrë edhe “Vëllai i Madh” për të qetësuar situatën.

Në mes të këtij tensioni, Xuxi ka reaguar me një ton të ashpër, duke iu drejtuar Arionit.

Ai ka shprehur pakënaqësi për situatën dhe e ka paralajmëruar atë që të mos vazhdojë më me replikat e tij. “Arion, a pe nin çka po thotë Vëllau i Madh, a jeni normal? Nuk ta lejoj me fol më!” – ka thënë Xuxi, duke i dhënë fund përkohësisht tensioneve.

Ky incident ka tërhequr vëmendjen e publikut, i cili ka ndjekur me interes zhvillimet e këtij debati, duke krijuar diskutime të shumta në mediat sociale dhe forumet e fansave.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More