Eskobar: Dialogun Prishtinë-Beograd e udhëheq BE-ja me mbështetje të SHBA-së

Çështja midis Kosovës dhe Serbisë po trajtohet me dialog të cilin e udhëheq BE-ja, ndërsa e mbështet SHBA-ja dhe Uashingtoni tërësisht i konfirmon qëllimet e këtij dialogu, deklaroi zëvendës-ndihmës sekretari amerikan për çështjet evropiane dhe euroaziatike Gabriel Eskobar, në një video bisedë në kuadër të Samitit për Ballkanit Perëndimor të “Ekonomist” që mbahet në Shkup.

 

“Ne besojmë se energjia politike duhet të përqëndrohet këtu. Jo në dy rrugë paralele ose lloje të tjera të angazhimeve dypalëshe ose shumëpalëshe, por në këtë mekanizëm dialogu dypalësh të krijuar nga BE dhe Lajçek, i cili ka një plan shumë ambicioz që ne e mbështesim plotësisht”, nënvizoi Escobar.

I pyetur nëse sheh problem lidhur me atë që Serbia mbette jashtë NATO-s dhe nëse ka shans për ndryshime të rëndësishme për vitet e ardhshme për çështjen Kosovë-Serbi, thotë, nuk dua të bëj një pamje rozë për rajonin, por dua të them se këtu ka mundësi përfitimet e të cilave janë më të mëdha se rreziqet.

“Politika e jashtme e Serbisë është edhe një politikë e neutralitetit ushtarak dhe ne e respektojmë atë. Por është e qartë se si presidenti serb ashtu edhe qeveria zyrtarisht pohojnë se orientimi i tyre është evropian, ata janë kandidatë për pranimin në BE. Pyetja është se sa shpejt ata i zbatojnë reformat dhe çfarë mesazhesh marrin gjithashtu. Por në fakt Serbia është evropiane dhe ishte me aleatët në dy luftërat e fundit botërore dhe ishte shumë e dobishme gjatë Luftës së Ftohtë. Dhe është një partner i shkëlqyer në aktivitete të ndryshme policore që synojnë parandalimin e korrupsionit. Unë nuk shoh asnjë problem me ata që duan të qëndrojnë ushtarakisht neutral”, theksoi Eskobar.

Related posts

Pas rezultateve nga sondazhet reagon LVV: Vullneti i qytetarëve gjendet në kutitë e votimit

D V

Rriten ankesat ndaj prokurorëve për shkelje disiplinore

D V

Haradinaj kujton Fehmi e Xhevë Lladrovcin: Ata kishin ideale të kristalta atdhetare

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More