Agjencia Zhurnal.mk.

Eskobar do ta zëvendësojë Metju Palmerin në Stejt Department

Shkup, 30 gusht – Zv.Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Gabriell Eskobar, më 7 shtator do ta mer detyrën e re – zv.ndihmës sekretar për çështje evropiane dhe euroaziatike në Stejt Departmentin Amerikan, informon Zhurnal.

Eskobar në këtë pozitë do ta zëvendësojë Metju Palmerin i cili kryente këtë funksion në Stejt Department.

Eskobar ka përvojë diplomatike në Ballkanin Perëndimor ku në periudhën prej vitit 1998 deri në vitin 2001, kishte katër mandate në disa shtete. Përskaj zv.ambasador në Serbi, ai ishte në sherbim edhe në Bosnje e Hercegovinë e Mal të Zi.

Ai ishte shef në kabinetin e zyrës së përfaqësuesit të lartë në Banja Llukë në entinetin boshnjako herceg në Republikën Srpska dhe shef i zyrës së ambasadës amerikane në këtë qytet.

Eskobar ishte edhe në funksion zv.shef i ekipit amerikan diplomatik për lidhje nëe kryeqytetin e Malit të Zi, Podgoricë, si dhe shef i repartit politik në Serbi menjëherë pas hapjes së ambasadës amerikane në Beograd në vitin 2001.

Ambasada e SHBA-ve ishte e mbyllur përshkak ndalimit të marrdhënieve diplomatike me Serbinë përshkak pastrimit etnik dhe dëbimit të banorëve shqiptarë civil nga Kosova.//Zhurnal.mk

Related posts

Hamza: I kam rritur pagat si ministër, do t’i rris edhe si Kryeministër

Xh M

 Zbulohen kandidatët për deputetë të “Frontit Europian”, mes tyre Arbana Pasholli, Ilire Dauti e Fatmire Isaki

Xh M

Ndërroi jetë kryetari i parë i Komunës së Tetovës

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy