Eskobar: Politika amerikane drejtë Ballkanit Perëndimor me një fjalë është eurointegrim

Shkup, 14 tetor – Politika amerikane është ngushtë e harmonizuar me partnerët evropianë për atë se çka duhet të bëhet në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Thënë me një fjalë – ky është eurointegrim. Politika amerikane është e drejtuar drejtë mbështetjes së politikës evropiane të ridrejtimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor drejtë shoqërisë së vendeve perëndimore demokratike. Pikë. Kjo është politika jonë dhe gjithë tjetra është vetëm qasje taktike se si të bëhet ajo, deklaroi zëvendës-ndihmësi i sekretarit amerikan për çështje evropiane dhe euroaziatike, Gabriel Eskobar, në video bisedën me drejtorin rajonalë të “Ekonomist” për Evropë, Xhoan Hoej, në kuadër të Samitit për Ballkanin Perëndimor të “Ekonomist”, së mbahet në format hibrid sot në Shkup.

Kjo, theksoi Eskobari, është qëllimi ynë final për rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe nëse e shihni rajonin historikisht dhe kulturalisht ata janë Evropë, dhe qytetarët dhe ekonomitë e tyre janë të lidhur ngushtë me Evropën.

“Nga perspektiva jonë është hap natyror, se ata duhet të jenë pjesë e BE-së, e cila tashmë ka ndikim të madh në këto vende. Pranojmë se të gjitha vendeve të BE-së janë të hapura për pranim të shpejtë të vendeve të reja anëtare, si dhe se vendet duhet t’i përmbushin detyrimet reformuese. Por, këto janë çështje në të cilat punojnë SHBA-ja dhe BE-ja bashkë. Por, punojmë nga afër me partnerët evropianë për afrim dhe mbyllje të këtyre çështjeve”, theksoi Eskobari.

Përvoja jonë, theksoi Eskobari, me vende të reja anëtare nga rajoni i NATO-s, veçanërisht me Malin e Zi, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është se janë partnerë të mirë dhe solidë.

“Vlerësoj se kjo është ajo që BE-ja mund ta presë nga këto shtete. BE-ja mundet të presë se këto vende do të jenë bashkëpunëtorë solid”, theksoi Eskobar.

Ballkanin, Eskobari theksoi se e shohin si sfidë, edhe pse politikisht ka disa çështje të cilat duhet të zgjidhen.

“Ne shohim mundësi të vërteta për partneritet me një nga rajonet më të shpejtë rritës në Evropë. Ka trend rajonal drejtë integrimit ekonomik rajonal të vendeve jashtë BE-së, pa dallim nëse ajo quhet Treg i Përbashkët Rajonal ose Ballkan i Hapur, ose diçka tjetër, kjo ndodh edhe atë shumë shpejtë dhe konsideroj se kjo është diçka pozitive”, deklaroi Eskobar.

Rajoni i Ballkanit Perëndimor shikuar ekonomikisht, sipas Eskobar, është rajon prej 20 milionë banorëve, ekonomi prej 125 miliardë dollarë dhe rritje ekonomike edhe deri pesë për qind në nivel vjetor në disa raste.

“Ne Ballkanin Perëndimor e shohim si partner dhe konsiderojmë se edhe partnerët tanë evropianë duhet të shohin ashtu. Ata përfaqësojnë vetëm pesë për qind të popullatës së përgjithshme të BE-së, ndërsa përfaqëson edhe ashtu hap të madh”, deklaroi Eskobar.

Kjo, theksoi ai, është dukshëm pikëpamje më e ndryshme nga SHBA-ja, krahasuar me atë në vitet e 90-ta dhe konsideroj se tani kemi mundësi të vërteta të cilat duhet t’i shfrytëzojmë. 

Related posts

Spasovski në Forum të ministrave të punëve të brendshme të vendeve anëtare të MARRI në Podgoricë

Z H

FR-BDl: Atë që s’e bëri Taravari, e bënë Rinia e Gostivarit që duam

Redaksia

Analizë: Shteti “ka harruar” investimet kapitale, niveli i realizimit shumë i dobët

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More