“Estadio Leo Messi”: Një nderim i mrekullueshëm për argjentinasin që është bërë viral tashmë në rrjetet sociale

Një kuzhinieri argjentinas i quajtur Francisco Javier Guardiola ka ndërtuar një stadium në Mendoza të Argjentinës të cilin e ka quajtur “Estadio Leo Messi” në nderim të legjendës së futbollit, Lionel Messi.

 

Lionel Messi tashmë ka shumë për të treguar për karrierën e tij. Ai ka fituar Topin e Artë gjashtë herë – më shumë se kushdo tjetër – dhjetë tituj të La Ligas, trofe individual ‘Pichichi’, një Copa America, katër Liga të Kampionëve dhe çmime të tjera të panumërta.

Megjithatë, një tifoz në Argjentinë ka treguar dashurinë e tij për ish-kapitenin e Barcelonës duke ndërtuar një stadium të quajtur “Estadio Leo Messi”.

E vendosur në Mendoza, 1.000 kilometra nga vendlindja e Messit, Rosario, ‘stadiumi’ nuk ka drita, nuk ka fushë të vërtetë, nuk ka shënime dhe nuk ka gola të madhësisë normale. Në vend të kësaj, është një fushë e vogël e vendosur në male, me pamje spektakolare mbi malet e Andeve.

Ideja ishte e një kuzhinieri argjentinas të quajtur Francisco Javier Guardiola, i cili nuk ka lidhje me trajnerin katalunas të Manchester Cityt. Ai donte t’i bënte nderim Messit duke krijuar një stadium në emër të lojtarit. 

“Plaku im ndërtoi vetë një stadium në mes të maleve (Mendoza, Argjentinë) dhe e quajti atë Estadio Leo Messi”.

“Kam nevojë që ta shihni, ju lutem, është ëndrra e plakut tim. Mendoj se është një nderim më i mirë se ai që Barcelona i dha atij”, ka shkruar vajza e Franciscos, Maca, në një postim me fotografi të stadiumit në mediat sociale.

Ibai Llanos, ishte njëri nga personat e etiketuar në postimin e Macas dhe u përgjigj pa hezitim.

“Thuaji babait tënd se e dua”, ka shkruar Llanos.

Pas kësaj ka folur edhe vet ideatori dhe ndërtuesi i “Stadiumit Leo Messi”.

“Doja t’i bëja një nderim të vogël dikujt që na ka dhënë kaq shumë lumturi. Ai është pjesë e historisë, jo vetëm në futboll, por edhe në art”.

“Ishte nderimi im i thjeshtë. Ishte sekret, por vajza ime bëri që të bënte xhiro nëpër botë”, ka thënë Francisco Javier Guardiola për mediumin Ole.

Ende nuk dihet nëse fotot janë parë nga Messi, por sigurisht që këto foto do vazhdojnë të bëjnë xhiron e botës. 

Related posts

Vedat Muriqi para ndeshjes ndaj Galatasarayt: Jam gati të kontribuoj, sulmuesit duhet të shënojnë

D V

Mega Spektakël në Tiranë, Ervis Bici ndeshet për titull Evrope

A.S.

Griezmann drejt Atletico Madridit, Barcelona e zëvendëson me Luuk de Jong

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com