Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Estonia planifikon një izolim të plotë

Kryeministrja estoneze, Kaja Kallas, njoftoi të hënën se një shtrëngim masash gjithëpërfshirëse është e nevojshme në vend.

Sipas medieve vendore, kryeministrja estoneze, Kaja Kallas, rendit një numër masash që ajo i sheh si të nevojshme në situatën gjithnjë e më të vështirë të shkaktuar nga koronavirusi, transmeton RTKLive.

Kjo përfshin, ndër të tjera, mësimi që nga niveli fillor deri te ai universitar të zhvillohet në distancë, kopshtet e fëmijëve të mbyllen, restorantet të mbyllen, të gjitha aktivitetet e panevojshme të biznesit të jenë në pritje.

Sipas Kallas, varianti i virusit britanik është përhapur më shpejt sesa pritej në vend dhe situata në spitalet në Estoninë veriore është kritike.

Kallas bëri të ditur se kufizimet mund të jenë në fuqi deri në mes të prillit.

Në javët e fundit, nivelet e infeksionit janë rritur në Estoni me mbi një mijë raste të infeksionit çdo ditë.

Në vendin me pak më shumë se 1.3 milion banorë, 653 kanë vdekur nga covid-19.

Postime të ngjashme

“Do të pendohen si asnjëherë më parë”- Vladimir Putin paralajmëron reagime kundër provokimeve të huaja

S.B.

Afganistan, 5 të plagosur në një sulm me bombë

S.B.

Gjykata e Koresë së Jugut hedh poshtë padinë kundër Japonisë

S.B.

Danimarka ia jep hua 55,000 vaksina AstraZeneca shtetit fqinj gjerman

S.B.

Drejtësia autorizon ratifikimin e planit evropian të rimëkëmbjes

S.B.

Turqia, Rumania dhe Polonia do të takohen për bisedime vjetore

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...