Agjencia Zhurnal.mk

Estrogjeni fajtor për zhvillimin e tumorit trunor te fëmijët

Hulumtuesit pranë Universitetit të Cincinnatit kanë zbuluar se receptorët e estrogjenit janë të pranishëm në medulloblastoma- lloji më i shpeshtë i tumorit trunor te fëmijët. Në këtë mënyrë shkencëtarët besojnë se trajtimet me barna anti-estrogjen mund të jenë të dobishëm në kufizimin e zhvillimit të tumorit dhe përmirësimin rezultateve të përgjithshme të pacientëve.

Te kanceret që reagojnë në estrogjen, të tilla si kanceri i gjirit, receptorët e estrogjenit veprojnë pro-rritjes së tumorit dhe progresit të tij. Receptorët e estrogjenit janë po ashtu objektivi më i rëndësishëm i barnave për trajtimin e kancerit të gjirit.

“Terapitë aktuale për medulloblastomën përfshijnë kirurgjinë e kokës, rrezatimin dhe kimioterapinë”, thotë Scott Belcher, PhD, hetues kryesor i studimit, transmeton Telegrafi.

“Ky zbulim sugjeron që ne mund të përdorim terapi anti-hormonale ose anti-estrogjen, të ngjashme me ato që përdoren për të trajtuar kancerin e gjirit, për të kufizuar ecurinë e këtyre tumoreve trunore që paraqiten te fëmijët dhe për të ulur efektet anësore të terapisë me rrezatim”.

Medulloblastoma, ose MD, është tumor malinj i trurit, i cili shumë më shpesh diagnostikohet te fëmijët. Pacientët me MD zakonisht kanë një afat pesë-vjeçar të mbijetesës (në normën midis 50 dhe 70%), ndërsa të mbijetuarit që durojnë trajtimet aktuale, më agresive, përballen me një rritje të rrezikut për sëmundjet kronike, si diabeti apo sëmundjet kardiovaskulare në jetën e mëvonshme.

Autorët e këtij studimi besojnë se zhvillimi racional i terapive anti-estrogjen për këtë tumor malinj, ofron një mundësi për të përmirësuar jetën e shumë fëmijëve dhe të rriturve që i kanë mbijetuar tumorit.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...

Regjistrim Domain, Ueb Hosting, Uebfaqe për kompaninë tuaj, vetëm për    273 euro

error: Content is protected !!