Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Etiopia, vendi ku nëse refuzoni të mbani maskë, dënoheni me dy vjet burg

Zhurnal Ads

Ulja e interesit për zbatimin e masave të coronavirusit pas heqjes së gjendjes së emergjencës, ka bërë që sot kryeprokurori i Etiopisë të njoftojë 2 vjet burg për të gjithë ata që qëllimisht shkelin kufizimet e Covid-19.

Mes masave të tjera për të cilat parashikohen penalizimet e rënda janë shtrëngimi i duarve, ulja e më shumë se tre personave në një tavolinë bari ose restoranti, mos-mbajtja e maskës në vende publike apo qëndrimi më afër se “dy hapa të rriturish”.

“Po rikthehemi në situatën sikur COVID-19 të mos ishte më këtu, publiku nuk po merr masat e duhura”, tha ministrja e shëndetësisë Lia Tadesse.

Etiopia, vendi me popullatën e dytë më të madhe në Afrikë dhe fuqi ekonomike rajonale, shpalli në prill gjendjen e emergjencës për parandalimin e përhapjes së pandemisë, e cila u hoq në shtator.

Ministria e shëndetësisë ka thënë se vendi ka 91,118 raste me Covid-19, 1,384 vdekje dhe 44,506 të shëruar deri tani.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Turma e zemëruar sulmon ndërtesat qeveritare të Armenisë pasi kryeministri bie dakord për marrëveshjen rreth Nagorno-Karabakut

S.B.

Po shënohen temperaturat më të ulëta në 14 vitet e fundit

T E

25 vjet nga Marrëveshja e Dejtonit

T E

Wang Yi: Kina dhe Japonia duhet t’i bëjnë mospërputhjet të kontrollueshme

R ZH

Trumpi anulon bisedimet për pakon ndihmëse, Bideni e akuzon se ua ka kthyer shpinën amerikanëve

admin

Zvicër, ndërron jetë papritur kreu i familjes Rothschild

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...