Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

EU Observer: Bullgaria bartë një “bagazh historik” në tavolinën e BE-së

Shkup, 17 nëntor – Zhurnal.mk – Uebfaqja nga Brukseli, “EU Observer” sot ka publikuar një shkrim lidhur me veton bullgare mbi fillimin zyrtar të negociatave me Maqedoninë e Veriut, duke vlerësuar se Bullgaria po bartë një “bagazh historik” në tavolinën e BE-së, informon Zhurnal.

“Duhet të ishte teknikë, por u shndërrua në fiasko të re në procesin e zgjerimit të BE-së drejt Ballkanit Perëndimor, duke përzier Hitlerin, Stalinin dhe Titon. Bisedimet e sotshme do të përballen me veton e re të Bullgarisë që e bazojnë siç tha një diplomat i lartë i BE-së, mbi “bagazhin historik”.

Rikujtojnë se 27 ministrat për punë të jashtme të BE-së të cilët do të mblidhen përmes një video lidhje dhe nën kryesimin gjerman të BE-së, duheshte të japin shenjë për fillim të negociatave me Maqedoninë e Veriut.

“Kjo duheshte të ndodhë pas shtyerjes së gjatë përshkak vetos greke e cila përfundoi në vitin 2018, kur Shkup e ndryshoi emrin e vendit të tyre për të kënaqur Athinën. Kjo duheshte të ndodhë pas vetos franceze në vitin 2019 kur vendet e BE-së e ndryshuan mënyrën e zgjerimit që të kënaqin kërkesat e Parisit. Në vend të kësaj, do të ketë veto të re bullgare bazuar në një bagazh historik, shkruan EU Observer, informon Zhurnal.

Më tej thuhet se bagazhi i përfshinë kërkesat bullgare për librat e historisë të Maqedonisë së Veriut për të hedhur poshtë pohimet për identitetin maqedonas të disa figurave historike dhe për prejardhjen jobullgare në gjuhën e saj.

Bullgaria gjithashtu dëshiron që në libra të mos shkruajë më se janë fajtorë për okupimin fashist të Maqedonisë së Veriut në luftën e dytë botërore.

Gjithashtu, Sofja kërkon në libra të shkruajë se ish lideri jugoslloven Josip Broz Tito, dëgjues i liderit të Këshillit, Josif Stalin, edhe pse Tito u nda me Stalinin në vitin 1948, të mbrojtë autonominë e Jugosllavisë.

Këto mospajtime, siç shton “EU Observer”, duheshte t’i zgjidhë komisioni i përbashkët i historianëve, në përputhje me Marrëveshjen për fqinjësi të mirë mes Shkupit dhe Sofjes. Por tani, Bullgaria dëshiron që ato të shkruhen në kornizën negociuese për Maqedoninë e Veriut

Ora po punon

Debati, pa dallim nëse bëhet fjalë për metodologjinë e BE-së apo për Titon, nuk do të mbahet sot.

Vetoja e Bullgarisë do të jetë “Pikë e shkurtër” e agjendës së ngjeshur, që do të meret edhe me buxhetin e BE-së, ndryshimet klimatike dhe terrorizmin, parasheh diplomati i BE-së.

Ndërsa Gjermania, së bashku me Komisionin Evropian do të përpiqet të rrënojë pengesat mes Sofjes dhe Shkupin përmes formateve tjera, informon Zhurnal.

“Ky nuk është fundi. Diskutimet do të vazhdojnë”, thonë nga MPJ-ja bullgare.

Agjenda e Borisovit

Nga ana e tyre, shkruan më tej “EU Observer”, disa burime në Shkup besojnë se vetoja bullgare është kaskadë populistike që t’i ndihmojë kryeministrit Bojko Borisov që të rizgjidhet kryeministër në pranverë.

Disa të tjerë konsiderojnë se kjo mund të lidhet me ndikimin rus në Sofje.

“Nuk mund të komentoj nëse Bullgaria ka agjendë tjetër. Por, unë fuqishëm besoj se është në interes të Bullgarisë, dhe në interes të BE-së që shpejtë të zgjidhë çështjet e hapura”, tha Pendarovski për EU Observer.

Ai shton se kjo do të mundësojë që të fokusohemi në prioritetin më të madh të njerëzve në rajon – stabilitet, standard më të mirë të jetës, veçanërisht në kohë kur siç tha, përshkak pandemisë me Covid 19, e pamë se bashkëpunimi dhe solidariteti në Europë, nuk kanë alternativë tjetër.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Radev: Rruga e RMV drejt BE kalon përmes Bullgarisë

R Zh

Petkovski: Duhet të mbahet një referendum konsultativ mbi kushtet e vendosura nga Bullgaria

Dafina Vidishiqi

Akuza për grupin nga Shkupi e Kumanova, të dyshuar për terrorizëm

Dafina Vidishiqi

Gjobiten 330 shoferë në Maqedoni

Dafina Vidishiqi

LSDM-ja nis aktivitetet për zgjedhjet lokale

Dafina Vidishiqi

Shahpaska: Personat mbi 60 vjeç dhe gratë shtatzëna të mos shkojnë në punë gjatë valës së nxehtë

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...