Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

EULEX prezanton raportin e tij të parë për monitorimin e drejtësisë

EULEX do të prezantojë sot raportin e tij të parë publik për Monitorimin Sistematik dhe Tematik të Drejtësisë, me gjetje dhe rekomandime për përmirësimin e sundimit të ligjit, njofton Insajderi.

Për përgatitjen e këtij raporti, i cili mbulon periudhën prej muajit shtator 2019 deri në mes të muajit mars 2020, personeli i EULEX-it ka monitoruar 107 raste dhe ka marrë pjesë në 312 seanca.

Në prezantimin e këtij raporti do të jetë shefi i Misionit EULEX, Lars-Gunnar Wigemark, ministri i Drejtësisë, Selim Selimi dhe kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Skënder Çoçaj.

Po ashtu në këtë prezantim do të jetë edhe kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Bahri Hyseni, Riza Shillova, Drejtor i Drejtorisë së Hetimeve, Policia e Kosovës si dhe Hubert van Eck Koster, Shef i Njësisë së EULEX-it për Monitorimin e Rasteve.

Postime të ngjashme

Fitoi betejën me komunizmin, por jo atë me kancerin/ Shuhet para kohe Agustin Miraka

T E

Buxhovi: LDK’në nuk e ka themeluar Ibrahim Rugova

T E

Mësohet nëse do të vendosen nesër masa të reja anti-Covid në Kosovë

T E

Ndëroi jetë Murat Jashari, vëllai i Komandant Kumanovës

T E

Hapen zyrat ndërlidhëse për bashkëpunim Kosovë-Israel

T E

Rritet numri i të infektuarve, 568 raste pozitive dhe katër të vdekur nga coronavirusi për 24 orë

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...