EUObserver: Sërish është vënë në pikëpyetje regjimi i lirë i vizave me BE-në

Bruksel, 29 shtator – EUObserver sot në mëngjes publikon një dokument ekskluziv interno të vendeve anëtare në BE në të cilin ceket se regjimi i lirë i vizave me vendet nga Ballkani Perëndimor, Moldavia, Gjeorgjia dhe Ukraina sërish sillet në pikëpyetje, lajmëron korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.

 

Kjo vjen sërish derisa kryetarja e komisionit evropian e viziton rajonin, si dhe brifingu i burimeve të larta diplomatike për Rojtersin se disa vende anëtare kërkojnë t’i vihet fundi zgjerimit të BE-së.

Sipas dokumentit në të cilin EUObserver pati qasje Gjermania, Franca dhe Italia janë të mllefosura për “keqpërdorimin” e regjimit të vozave nga ana e qytetarëve të vendeve nga Ballkani Perëndimor, si dhe të tre vendeve nga Partneriteti lindor, të cilat kërkojnë gjithashtu anëtarësim formal në BE.

Para disa ditësh Franca paralajmëroi ashpërsim të regjimit të vizave për vendet nga Magrebi.

Franca thotë se ka problem të veçantë me kërkesa për azil nga Shqipëria, Serbia dhe Gjeorgjia, përderisa Gjermania ankohet për kërkesat nga Shqipëria dhe tre vendet e tjera nga partneriteti lindor.

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut mund t’i paraqesin problem Belgjikës, ku këtë verë u rritën kërkesat nga Maqedonia e Veriut. Belgjika megjithatë pret të shohë nëse bëhet fjalë për fenomen të izoluar.

Kërkesat “jo të rregullta” për azil nga Gjeorgjia janë rritur për mbi 50 për qind.

Që të aktivizohet mekanizmi për suspendim të regjimit të lirë të vizave nevojitet rritje prej 50 për qind. 

Related posts

Ganiu: Për katër vite realizuam mbi 200 projekte madhore për Çairin tonë që duam

D V

Filloi prishja e objekteve për t’u zgjeruar bulevardi “Bllagoj Toska” në Tetovë

Z H

Maqedoni, arrin dërgesa e fundit e aparateve për votim

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More