Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Euractiv: Pritet kundërpërgjigja e Brukselit për “non pejpërin” që po trazon Ballkanin

Shkup, 22 prill – Zhurnal – Një qëndrim më i fortë nga Brukseli i cili mungoi javën e kaluar për dokumentin e diskutueshëm i cili propagonte ndryshimin e kufijve në Ballkan, me shumë gjasë do të kishte qetësuar gjakërat e trazuar në rajon, thonë analistët për portalin e specializuar për çështjet e Bashkimit Evropian. Në të njëjtën kohë, aktorët rajonalë dhe ndërkombëtarë të kontaktuar nga “Euractiv”,  kategorikisht kanë hedhur poshtë një mundësi për idenë e pasqyruar në dokumentin fantazmë.

Javën e kaluar, portal në Ljubljanë publikoi një “non paper”, të shkruar gjoja nga kryeministri slloven, Janez Jansha, ose nga një bashkëpunëtor i ngushtë i tij, duke propozuar një ndryshim të mundshëm të kufijve  “për të adresuar pasivitetin që ekziston në ish-Jugosllavi”, shkruan Euraktiv.

Jansha mohoi të ketë shkruar dokumentin në fjalë, ndërkohë që zyra e presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, nuk mundi të mohojë se kishte pranuar dokumentin e lartpërmedur, por nuk komentoi më tej.

Zëvendës kryeministri për Çështjet Evropiane të Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov, vendi i të cilit do të ishte prekur nga ndryshimi i propozuar i kufijve, e quajti dokumentin “koncept i rrezikshëm i vendeve të mëdha me kufij etnikë”, shkruan portali.

Dimitrov i tha Euraktivit se vetmja përgjigje e përshtatshme për debatet siç është ky, do të ishte forcimi dhe arritja e një përparimi të dukshëm në integrimin evropian të rajonit.

“Nuk do të duhet të përqendrohemi në krijimin e shteteve të mëdha, por në krijimin e demokracive të mëdha evropiane dhe ekonomive të mëdha në rajon.Perceptimi i një perspektive të zbehur evropiane në Ballkan,  mund të ketë lidhje me këtë rilindje të vizioneve të tilla konfliktuale”, i tha Dimitrov portalit në fjalë.

“Euractiv” në shkrimin mbi Ballkanin, thotë se kjo nuk është hera e parë që një shkëmbim territoresh propozohet si një zgjidhje për problemet politike në Gadishullin Ballkanik. Kjo ide, nënvizon portali, është një ide e rinovuar, pasi më herët u diskutua në vitin  2018 midis presidentit serb Aleksandar Vuçiç dhe presidentit të atëhershëm të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili që nga atëherë i ngarkohet akuza për krime lufte.

Komisioni Evropian thuhet më tej në shkrimin e “Euractiv” fillimisht e  mbështeti planin, por më vonë u refuzua pas kundërshtimit të fortë nga Berlini zyrtar.

Marko Prelec, ish drejtor për Ballkanin në Grupin Ndërkombëtar të Krizave (GNK) njëherësh profesor në Universitetin e Evropës Qendrore, thotë se non pejpëri është një lloj “njolle e Rorshahovit”, që kushdo që e shikon, sheh atë që dëshiron të shohë”.

“Reagimet më shumë flasin për njerëzit që reagojnë sesa me pretendimet në non pejpër, që hedhë dyshime origjinën e dokumentit”, thotë ai.

Prelec është I mendimit se një qëndrim më i fortë kundër këtij dokumenti nga ana e Bashkimit Evropian do të jetë I një ndihmese të madhe.

“Interpretimi I kësaj është se Brukseli dhe disa shtete anëtare nuk janë të sigurt nëse është e mençur thjesht të mohosh besueshmërinë e këtij dokumenti  duke mos e komentuar ose të flasësh publikisht dhe ta dënosh. Mendoj se në çështje, më mirë do të ishte të dënohet dokumenti”, thotë ai.

Prelec shton se dokumenti duhet të shihet nga prizmi i procesit të ngadalësuar të zgjërimit që ka humbur vrullin që kur Kroacia u anëtarësua në BE në vitin 2013.

Presidenca portugeze, kujton “Euractiv”, synon që deri në qershor të marrë një vendim mbi zgjerimin, duke miratuar kornizën negociuese për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, si dhe të zbatojë metodologjinë e re të negociatave për Serbinë dhe Malin e Zi.

Një diplomat i lartë nga Brukseli i tha portalit Euractiv se nevojitet një veprim i caktuar sepse  “sa herë që BE nuk është mjaftueshëm e pranishme, dinamika rajonale shpejtë ndryshon, dhe formohen narrativa të rrezikshme ku më pas ndërhyjnë aktorë të tretë”.

Postime të ngjashme

Takimi i dytë i Osmanit dhe Stoevit në Antalia

Dafina Vidishiqi

PDSH me Sadi Bexhetin synon fitoren në Tetovë

Dafina Vidishiqi

Komuna e Jegunovcës pa menaxhim me mbeturinat, në hyrje të fshatrave ju “mirëpresin” deponitë e egra

Dafina Vidishiqi

ESHS-Maqedoni: Vitin e kaluar kanë vdekur 25.775 persona, 10.9 përqind prej tyre nga coronavirusi

Dafina Vidishiqi

Prizreni dhe Tetova do të lidhen me tunel!

Dafina Vidishiqi

BE heq zyrtarisht kufizimet për qytetarët e Maqedonisë e Veriut (VIDEO)

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...