Me gjithë tatëpjetën e euros në tregun shqiptar, Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) i kërkon Shqipërisë të vazhdojë zbatimin e “regjimit të lirë të kursit të këmbimit”, shkruan A2 CNN.
Sipas FMN, ruajtja e këtij regjimi është thelbësore për të zbutur efektet nga luhatjet e tregut valutor, duke e bërë ekonominë më rezistente ndaj ndikimeve të jashtme.
Rekomandimet e FMN-së iu përcollën guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, gjatë një takimi të fundit. Rënia e euros ka sjellë shqetësime ekonomike, por Banka e Shqipërisë pritet të ndjekë udhëzimet e FMN-së për të shmangur ndërhyrjet e drejtpërdrejta në kursin e këmbimit.