“Euroaktiv”: Uashingtoni e rrit presionin mbi Sofjen për të hequr veton ndaj Shkupit

Shkup, 22 shtator – SHBA-ja e rrit presionin ndaj Bullgarisë, duke i kërkuar asaj që të heqë veton për integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE dhe të miratojë shpejt kornizën negociuese për anëtarësimin e Shkupit në Union, shkruan revista Euraktiv.

Në artikullin transmetohet deklarata e zëvendës ndihmës sekretarin amerikan për çështje evropiane dhe euroaziatike dhe të dërguarin special për Ballkanin Perëndimor Gabriel Eskobar për Radion Evropa e Lirë se një kompromis duhet të arrihet sa më shpejt që të jetë e mundur në çështjen dypalëshe midis Sofjes dhe Shkupit, dhe të zhbllkohet integrimi në BE i Maqedonisë së Veriut.

“Është e gabuar që Bullgaria të përdorë një mosmarrëveshje dypalëshe për t’i ndaluar aspiratat e Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në BE. Ata po e kthejnë këtë në një çështje shumëpalëshe që prek të gjithë ne,” tha Eskobar.

Sipas tij, janë dhënë disa “zgjidhje të mira” për të zgjidhur çështjen dhe Uashingtoni do të vazhdojë t’i bëjë presion Sofjes për të gjetur kompromis. Eskobar gjithashtu thotë se do të donte që bisedimet e pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë të fillonin këtë vit, duke shtuar se të dy vendet e meritojnë atë.

Në kontekstin e deklaratës së Eskobarit, thuhet se Uashingtoni e mbështet integrimin në BE të Ballkanit Perëndimor si një mënyrë për të parandaluar rritjen e ndikimit të Kinës dhe Rusisë në rajon.

“Euraktiv” thekson gjithashtu se Komisioneri i Zgjerimit të BE -së Oliver Verhei ishte dje në Sofje dhe u takua me Presidentin Rumen Radev dhe Ministrin e Punëve të Jashtme, Svetlan Stoev. Tema kryesore e takimeve është vetoja bullgare për integrimin e Maqedonisë së veriut në BE. 

Related posts

KSHZ: Ja sa qytetarë kanë kontrolluar të dhënat në Listën e Zgjedhësve

D V

MSH: Rritet interesimi për vaksinim, dje janë aplikuar 16.955 vaksina

Z H

OET: Masat e reja vështirësojnë qëndrimin e qytetarëve jashtë vendit

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More