Euroambasadori Gir për vizitë në Vinicë

nga D V

Shkup, 10 korrik – Shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian, ambasadori Dejvid Gir sot do ta vizitojë Komunën e Vinicës në kuadër të vizitave nëpër komuna me qëllim të prezantimit të vlerës reale të shtuar të Bashkimit Evropian për qytetarët e Maqedonisë së Veriut dhe përfitimet e procesit të inkuadrimit në BE në nivel lokal (rajone, qytete dhe fshatra).

Siç kanë njoftuar nga Delegacioni i BE-së, gjatë qëndrimit në Vinicë, ambasadori Gir do të takohet me kryetarin e Komunës së Vinicës, Mile Petkov, me anëtarë të Këshillit të komunës dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile.

Ai do të marrë pjesë edhe në debatin me qytetarët “Pyet ambasadorin” për të diskutuar për çështjet që kanë të bëjnë me rrugën evropiane të Maqedonisë së Veriut.

“Kjo do të jetë një mundësi që qytetarët e Vinicës të flasin për përvojën e tyre në lidhje me BE-në në sesionin “Ndani historinë tuaj për BE-në”, thonë nga Delegacioni i BE-së në vend.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More