Maqedoni

Euroambasadori Zhbogar në takim lamtumirës te presidenti Pendarovski

Zhurnal Ads

Shkup, 14 shtator – Zhurnal.mk – Presidenti Stevo Pendarovski sot në takim lamtumirës ka pritur ambasadorin Samuel Zhbogar, shef i delegacionit të Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në takim, siç ka njoftuar kabineti i Pendarovskit është folur për situatën aktuale në vend pas formimit të Qeverisë së re si dhe prioritetet dhe realizimin e reformave në kontekst të aspiratave për anëtarësim në BE.

Presidenti Pendarovski ka shprehur pritjet se në kuadër të kryesimit gjerman me BE-në do të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare me çka do të shënohet edhe fillimi zyrtar i negociatave aderuese për anëtarësim.

Duke iu falënderuar angazhimit të përgjithshëm në katër vitet e kaluara dhe përcaktimet e forta të tij për progres të shtetit në rrugën evropiane, Pendarovski ka shprehur kënaqësinë që gjatë kohës së mandatit të ambasadorit Zhbogar është sjellë vendim nga ana e shteteve- anëtare për hapjen e negociatave inkuadruese me Maqedoninë e Veriut.

Duke i dëshiruar sukses në angazhimin e tij profesional, Pendarovski ka shprehur pritjet se ambasadori Zhbogar si mik i dëshmuar i vendit tonë edhe në të ardhmen do të vazhdojë të jep mbështetje të fortë për aspiratat e RMV-së në BE.

Postime të ngjashme

Qeveria do të shqyrton mundësinë për uljen e TVSH-së për energjinë elektrike

XH,I

Georgievski shkeli marrëveshjen për nxënësit e Idrizovës, nuk u bë as shkolla e as paralelja shqipe

Z H

LSDM: Mbrojtja e shëndetit publik është prioritet i lartë, s’ka tolerancë për shkelësit e masave

XH,I
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...