Eurodeputetët-Brukselit: Ndiqeni politikën e Biden-it për marrëveshje tregtare me Tajvanin

Zhgënjimi po shtohet në Parlamentin Evropian pse Komisioni nuk do të hapë bisedimet me Taipein.

 

Ligjbërësit e BE-së janë lodhur tashmë nga ngurrimi i Komisionit Evropian për të filluar një marrëveshje investimi me Tajvanin, ndërsa presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka synimet e tij për bisedimet tregtare me Taipein.

Vendosmëria nga ana e ligjbërësve të BE-së nga frika e provokimit të Pekinit, i cili mund të shkatërrojë paktin e fituar, por të pa ratifikuar BE-Kinë, është në kundërshtim të plotë me njoftimin e Biden-it për të filluar bisedime tregtare me ishullin “gjatë javëve të ardhshme”.

Për shumicën e ligjvënësve në Parlamentin Evropian, arritja e një marrëveshjeje me Tajvanin do të ishte një dëshmi e madhe diplomatike e mbështetjes për ishullin demokratik dhe vetëqeverisës, i cili po bëhet objekt i kërcënimeve ushtarake në rritje nga Pekini.

Autoritetet kineze e konsiderojnë Tajvanin si territorin e tyre. Brenda Parlamentit Evropian, presioni është më i madh se kurrë më parë në mënyrë që Brukseli të intensifikojë kërkesën e Tajvanit për bisedime mbi një marrëveshje investimi me Partinë Popullore Evropiane të qendrës së djathtë, me Socialistët dhe Demokratët, me grupin liberal, “Reneë”, si dhe me të Gjelbrit.

Të enjten, Komiteti i Tregtisë Ndërkombëtare (i njohur si INTA) me shumicë dërrmuese kaloi një opinion me 38 vota pro, asnjë kundër dhe tri abstenime mbi “një strategji të re BE-Kinë”, në të cilën anëtarët kërkuan, në mënyrë të qartë, bisedime me Tajvanin. Për Komisionin Evropian, megjithatë, ky është një problem.

Brukseli i ka dhënë përparësi një marrëveshjeje investimi me Pekinin, por kjo tani duket shumë e vështirë të ratifikohet në këtë kohë të sanksioneve të ashpra dhe të tensioneve në rritje për abuzimet e të drejtave të njeriut në Xinjiang dhe në Hong-Kong. Komisioni ka kompetenca ekskluzive për të negociuar rregullimet tregtare të Evropës, por i përmbahet politikës “Një Kinë”, që do të thotë se “BE-ja nuk ka marrëdhënie politike diplomatike ose formale me Tajvanin”.

Kathleen Van Brempt, një ligjvënëse belge socialiste, tha se Komisioni po “injoronte idenë se kjo ka të bëjë edhe me sinjalin politik … Komisioni nuk mund të injorojë Parlamentin Evropian”.

Marie-Pierre Vedrenne, nënkryetare e komitetit të tregtisë nga grupi liberal Reneë, tha: “Ne ndajmë vlera demokratike, objektiva të gjelbra dhe kemi një interes të qartë ekonomik reciprok për të forcuar lidhjet tona me Tajvanin… Këto janë arsye të mjaftueshme për të bërë thirrje për një fillim urgjent të një vlerësimi të ndikimit dhe të një ushtrimi fushor me partnerin tonë”.

Amendamenti i kompromisit të enjten e kaluar, i cili u arrit midis EPP, S&D, Reneë dhe të Gjelbërve bën “thirrje, në kontekstin e dinamikës rajonale, për rëndësinë e marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare BE-Tajvan”, dhe “nxit Komisionin dhe Këshillin të lëvizin drejt një Marrëveshjeje Bilaterale të Investimeve me Tajvanin dhe që urgjentisht të fillohet vlerësimi i ndikimit, konsultimit publik dhe ushtrimit të fushëveprimit me autoritetet tajvaneze”.

Kryetari i Komitetit të Tregtisë, Bernd Lange, nga Socialistët dhe Demokratët, gjithashtu mendon se është koha që Komisioni të merret me Tajvanin.

“Është koha që t’i vëmë fjalët në veprim. Na duhet të fillojmë një vlerësim të ndikimit sa më shpejt të jetë e mundur,” tha Lange. “ Do të analizojmë, në detaje, nëse nga një marrëveshje dypalëshe të investimeve mund të përfitojë, si BE-ja ashtu dhe Tajvani, e pastaj të shohim hapat e ardhshëm”.

Diplomatët tajvanezë, gjithashtu intervenuan duke i kërkuar Komisionit të shpejtojë një marrëveshje, tashmë kur ratifikimi i Marrëveshjes Gjithëpërfshirëse të BE-së për Investimet (CAI) me Pekinin është e ngrirë.

“E kemi të qartë se çdo marrëveshje e mundshme investimi midis BE-së dhe Tajvanit duhet të shkëputet plotësisht nga ratifikimi i CAI-it”, tha një zëdhënës i misionit të Tajvanit në BE. “Në funksion të ngrirjes aktuale në procesin e rishikimit dhe ratifikimit të CAI-it, një marrëveshje investimi Tajvan-BE nuk duhet të mbetet peng i këtij procesi në vazhdim”. Thirrja e Taipeit Qëndrimi i BE-së, në thelb, bie në vesh të shurdhër ndaj thirrjes së presidentes së Tajvanit, Tsai Ing-ëen, e cila muajin e kaluar i bëri thirrje Brukselit të fillojë negociatat me ishullin.

“Për të pasqyruar sa larg ka arritur marrëdhënia Tajvan-BE në vitet e fundit, besoj se është koha që Tajvani dhe BE-ja të rinisin negociatat për një marrëveshje dypalëshe të investimeve,” tha ajo. Në një takim midis eurodeputetëve dhe Komisionit të martën e kaluar, ekzekutivi nuk ndryshoi qëndrim. Sipas eurodeputetëve dhe njerëzve të tjerë të pranishëm në takimin e së enjtes, zyrtarët e Komisionit thanë se ata nuk e panë të nevojshme të nënshkruajnë një marrëveshje investimi, sepse bizneset nuk po e kërkojnë këtë, dhe se BE-ja tashmë po angazhohet me Taipein në forume të tjera bilaterale, si zinxhiri i furnizimit, forumi dhe forumi i investimeve.

Në të kaluarën, zyrtarët e shmangnin idenë, duke thënë se ata donin të ratifikonin marrëveshjen e investimeve BE-Kinë para se të mendonin të fillonin bisedimet me Tajvanin, dhe se për këtë do t’u duhej një mandat nga vendet e BE-së. “Komisioni nuk e ka konsideruar ende fillimin e negociatave të investimeve me Tajvanin,” kishte deklaruar një zëdhënës i Komisionit në maj.

Të enjten e kaluar, kur u pyet se si e shikon aktualisht Komisioni mundësinë e fillimit të bisedimeve të investimeve, një zëdhënës nuk u përgjigj direkt. “Jemi duke kërkuar opsione të mundshme për të rritur angazhimin tonë me Tajvanin, i cili mbetet një partner i rëndësishëm. Kjo është një punë që po bëhet në Bruksel”, tha zëdhënësi.

Kina po paralajmëron BE-në të ndalojë çdo punë të tillë.

“Pala e BE-së gjithmonë ka insistuar që ajo të ndjekë parimin ‘Një Kinë’. I bëjmë thirrje palës së BE-së që të mos ketë asnjë ndërveprim zyrtar në çfarëdo forme ose natyre me rajonin e Tajvanit”, i tha POLITICO-s një zëdhënës i misionit kinez në BE.

“Jemi kundër nënshkrimit të çdo marrëveshjeje me implikime të sovranitetit dhe të natyrës zyrtare midis atyre që kanë lidhje diplomatike me Kinën dhe rajonin e Tajvanit.”

Komiteti i punëve të Jashtme i Parlamentit do të votojë mbi raportin “strategjia e re BE-Kinë” më 15 korrik, teksa po punohet për një seancë të plotë plenare në vjeshtë të këtij viti, thirrja e Parlamentit për të shqyrtuar bisedimet me Tajvanin do të rritet edhe më.

Related posts

SHBA – Stoltenberg: Të gatshëm t’i mbrojmë aleatët nga Moska dhe Minsku

Redaksia

Katër persona vdesin pas rrëzimit të një aeroplani në Ukrainë

D V

BE do t’i kthejë vaksinat Johnson & Johnson të prodhuara në Afrikë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More