Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Eurodeputetët: Skandalet e fundit në Maqedoninë e Veriut janë shumë shqetësuese

Shkup, 14 prill – Zhurnal – Eurodeputeti Andreas Shider propozon të ftojë historianë të shquar të huaj në komisionin e përbashkët për të dalë nga qorrsokaku në të cilin ndodhet Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria për çështje historike, transmeton Zhurnal.

“Unë kam një sugjerim për komisionin e përbashkët nëse puna e tij mbetet e bllokuar siç është tani, mbase duhet të ftojmë dy ose tre historianë të shquar të BE-së që nuk janë të përfshirë në rajon për të ndihmuar në vendosjen e çështjes në një kornizë shkencore,” deklaroi Shider në brifingun me gazetarët, kushtuar Maqedonisë së Veriut.

Për Shider, bllokada për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriout nga Bullgaria është e papranueshme. Ai theksoi se politikanët shpesh përdorin çështje identiteti për të mbuluar dobësitë në çështje më të rëndësishme të tilla si arsimi ose punësimi.

“Bllokimi i fillimit të negociatave është joproduktiv sepse pranimi është mjeti për zgjidhjen e problemeve. Politikanët në Ballkan, si kudo në botë, përgatisin tema identiteti kur nuk kanë përgjigje për çështjet themelore të tilla si punësimi, arsimi, standardi i jetesës dhe kam frikë se kjo është e vërteta edhe për këtë debat,” deklaroi Shider për gazetarët këtë mëngjes.

Raportuesi për Maqedoninë e Veriut, Ilhan Quçuk, gjithashtu bëri thirrje për fokus në bashkëpunimin dhe zhvillimet pozitive midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, në vend që të ngrihen mure. Ai përmendi disa shembuj të bashkëpunimit pozitiv, të tillë si bashkëpunimi i MIA-s dhe Agjencisë Bullgare të Lajmeve, bashkëpunimin midis universiteteve të të dy vendeve dhe u kërkoi gazetarëve të jenë pjesë e narrativës pozitive.

I pyetur pse nuk u miratua amendamenti i cili e dënon gjuhën provokues nga pala bullgare në raportin për Maqedoninë e Veriut, në përpilimin e të cilit mori pjesë edhe eurodeputeti Shider, ai deklaroi se shpresonte që ai të kalonte.

“Amendamenti ynë ishte i vështirë, sepse u përpoqëm të kritikonim qeverinë Bullgare, por nuk gjetëm shumicë, megjithëse e prisja. Sidoqoftë, kjo formësoi debatin dhe kjo ishte ideja e këtij ndryshimi, që të ketë kritika më të forta nga Parlamenti Evropian, për të mos shtuar vaj në zjarr”, tha eurodeputeti, duke shtuar se debatet për historinë nuk ndihmojnë në krijimin e një të ardhme të përbashkët.

Quçuk tha se megjithëse besimi midis Sofjes dhe Shkupit ishte thyer, tani fokusi i Marrëveshjes së Miqësisë duhet të rikthehet dhe besimi i humbur duhet të rivendoset në emër të brezave të ardhshëm.

Sa për kujtesë, Ballkani Perëndimor nuk ka qenë në agjendën e Këshillit që nga dhjetori i vitit të kaluar.

“Unë mendoj se kjo është e lidhur sepse askush nuk di se si ta kapërcejë këtë bllokadë dhe jo të gjitha qeveritë janë të kënaqura që ka kaq pak Ballkan Perëndimor në agjendë, ne duhet të bëjmë presion mbi këtë, Parlamenti Evropian është vendi i duhur për këtë “, tha Shider.

Ai gjithashtu kritikoi edhe Komisionin Evropian për ndihmën shumë të vogël për vaksinat në rajon.

“Situata me Kovid-19 në Maqedoninë e Veriut është e vështirë dhe dërgesa e parë nga Kovaks me vaksinën AstraZeneka mbërriti në prill, procesi i vaksinimit është shumë i ngadaltë dhe BE-ja duhet të mbajë përgjegjësi, nëse Evropa është e sinqertë për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor ne duhet të porosisnim doza edhe për rajonin, më vjen turp që nuk e bëmë këtë dhe që Serbia dhe Kina po plotësojnë këtë boshllëk strategjik,” tha eurodeputeti Andreas Shider.

Në konferencë u diskutua gjithashtu edhe skandali me pasaportat e falsifikuara maqedonase të përdorura nga kriminelët në rajon.

Për eurodeputetin Quçuk, ky është një zhvillim shqetësues.

“Skandalet e fundit në Maqedoninë e Veriut janë thellësisht shqetësuese, ato nuk janë në raportin tim sepse ato ndodhën më pas, por prandaj nevojiten reforma të thella në gjyqësor, në kornizën ligjore dhe në sundimin e ligjit,” tha Quçuk.

Për Shider, ky skandal është gjithashtu një shenjë se lufta kundër korrupsionit është e domosdoshme.

“Por kjo gjithashtu tregon se ka aktivitet në luftën kundër korrupsionit”, deklaroi eurodeputeti dhe shtoi se ai nuk pret që ky skandal të ketë ndikim negativ në regjimin e vizave për Maqedoninë e Veriut me BE-në, sepse vendi ka treguar se gjërat po shkojnë në drejtimin e duhur.

Postime të ngjashme

Historia e xhamisë “Al-Aqsa”

R Zh

Interesimi i ulët i qytetarëve për të udhëtuar në Greqi

R Zh

Edhe Ali Ahmeti uron ekipin e futbollit “Shkendija”

R Zh

Sela: Tre klube shqiptare do ta përfaqësojnë RMV-në në garat evropiane

R Zh

Kasami uron Shkëndijën: Ditë e madhe për futbollin shqiptar në Maqedoninë e Veriut

R Zh

Shkëndija merr trofeun, festë kuqezi në Tetovë

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...