Eurodiplomati: Vendimi në BE për Maqedoninë e Veriut varet nga vendet anëtare dhe vullneti i partnerëve

Bruksel, 20 shtator – Një diplomat i lartë i BE-së sot në mëngjes në brifing me gazetarët u përqendrua në zgjerimin dhe imazhet për Maqedoninë e Veriut për ta mbajtur Konferencën e parë ndërkombëtare me Unionin në muajin dhjetor, theksoi se ende është herët të spekulohet, njofton korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.

Nesër mbahet Këshilli i parë formal për punë të përgjithshme të ministrave për çështje evropiane të BE-së. Edhe pse zgjerimi nuk është në agjendë, nuk përjashtohet që mnistrat ta ngritin temën nëse vlerësojnë se është e nevojshme, veçanërisht në prag të samitit të liderëve BE-Ballkani Perëndimor, që do të mbahet në Slloveni më 6 tetor.

Në brifing sot në Bruksel, një diplomat i lartë nga një shtet anëtar nuk donte të spekulonte mbi shanset e zhbllokimit të situatës në Maqedoninë e Veriut deri në dhjetor dhe më në fund BE -ja të përmbushte premtimin e dhënë në mars 2020 që vendi, së bashku me Shqipërinë, duhet të mbajë Konferencën e parë Ndërqeveritare me BE -në dhe kështu të fillojë zyrtarisht negociatat e anëtarësimit në BE.

Maqedonia e Veriut edhe më tej është e bllokuar nga Bullgaria, ku zgjedhjet janë ricaktuar për në nëntor, që nuk le shumë kohë deri në samitin e dhjetorit të liderëve të BE-së që të tejkalohet vetoja.

Shpresa në Bruksel është se samiti në Bërdo afër Kranj në Slloveni më 6 tetor do të mundësojë avancim, thonë diplomatët.

“Po përgatitet samiti më 6 tetor dhe punojmë në rezultatin e tij, jam i bindur se do të jetë i suksesshëm.

Presidenca sllovene do të bëjë çmos që të merret me të gjitha çështjet që lidhen me zgjerimin dhe Konferencën Ndërqeveritare në muajt e ardhshëm, por do të varet nga situata politike në vendet anëtare, si dhe vullneti i partnerëve për të ecur përpara”, deklaroi për MIA-n zyrtari i lartë diplomatik i vendit anëtar të BE-së.

Ai shtoi se “vështirë është të thuhet tani për tani se cili do të jetë rezultati” në muajin dhjetor.

“Liderët do të kenë mundësi në Slloveni të diskutojnë për të gjitha çështjet”, tha ai dhe theksoi se samiti BE-Ballkani Perëndimor në Bërdo është me rëndësi të madhe.

Ministrta për çështje evropiane të BE-së në takimi e nesërm do të fokusohen para së gjithash në pandeminë dhe vaksinimin. Edhe pse nuk është formal në ditën e sotme, nuk përjashtohet që vendet anëtare të kërkojnë diskutim për lidhje ushtarake trepalëshe midis Australisë, SHBA-së dhe Britanisë , në të cilin BE-ja nuk ftohet që të marrë pjesë dhe i cili shkakton tensione të mëdha me Francën. 

Related posts

Shilegov: Këto katër vite në Shkup nuk ka patur rrahje nëpër shkolla dhe autobusë

D V

Zoran Zaev: Pavarësia dhe shteti ynë qoftë i përjetshëm

N E

Po ndërtohet lagje elitare në Saraj/ Vila me pishina, hotel, restorane, spa-qendra

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More