Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Eurointegrimi i Shkupit dhe Tiranës mes prioriteteve të kryesimit portugez me BE-në

Shkup, 8 janar – Zhurnal.mk – Portugalia do të përpiqet të organizojë konferencat e para ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, në pjesën e parë të vitit. Kështu ka deklaruar ministri për punë të jashtme i Portugalisë, Augusto Santosh Silva, vendi i të cilit e ndërmori nën udhëheqje presidencën e BE-së më 1 janar, informon Zhurnal.

Silva në një brifing onlajn me gazetarët, theksoi se hapja e negociatave inkuadruese me Shkupin dhe Tiranën do të jenë ndër prioritetet e kryesimit portugez.

Ai theksoi se BE deri tani ka bërë shumë kërkesa për Maqedoninë e Veriut. RMV duheshte të zbatojë një numër të madh të reformave të rëndësishme, e madje të ndryshojë dhe emrin e shtetit.

“Ata kryen punën e tyre. Tani është koha ne ta kryejmë punën tonë”, deklaroi Silva.

Ai paralajmëroi se kryesimi portugez përmes bisedimeve me dy palët do të përpiqet që të tejkalohen keqkuptimet mes Sofjes dhe Shkupit.

“Tani kemi situatë të re – çështjet e vendosura nga Bullgaria. Qëllimi im është të bisedoj në mënyrë intenzive me qeveritë e RMV-së dhe Bullgarisë. Sepse është me rëndësi që me kujdes të dëgjosh argumentet e dy palëve. Kur kjo do të bëhet, është lehtë të kuptohet se ekziston një bazë e përbashkët mbi të cilët mund të punohet”, ka përmbyllur shefi i diplomacisë portugeze.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Bilall Kasami: 2 deputetë të opozitës shqiptare do t’i bashkohen shumicës

R Zh

Editorial në News Week / Biden të luftojë për drejtësinë në Ballkan

R Zh

Ministri Hoxha takon prodhuesit e orizit

T E

Votëbesimi i Qeverisë mund përsëri të vendoset në test, pa kaluar 90 ditë

T E

Zjarr tek liqeni Treska, dyert e mbyllura e zjarrfikësit nuk mund të hyjnë?

T E

Kasami: Grafa etnike do të bëhet realitet

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...