Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Euronews për zgjedhjet e 14 shkurtit: Albin Kurti gëzon mbështetje sidomos nga gjenerata e re

Mediumi Euronews ka shkruar për zgjedhjet në Kosovë ku thuhet se Albin Kurti gëzon mbështetje të madhe, sidomos nga të rinjtë.

Përmendet se ai më 14 shkurt “mund t’i fitojë” 40 deri më 50 përqind të votave.

Euronews raportoi për mos-kandidimin e Kurtit për deputet në këto zgjedhje shkak i një verdikti të nxjerrë nga Gjykata Kushtetuese.

“Njeriu i cili shihet si kryeministër i ardhshëm i Kosovës është një politikan 45-vjeçar, të cilit shkaku i gjuajtjes së gazi lotsjellës në parlament në vitin 2015, i është ndaluar të kandidojë në zgjedhje më 14 shkurt. Për shkak të ligjit “të çuditshëm” elektoral të Kosovës, Albin Kurti pritet që të shërbejë si kryeministër nëse dalin të sakta sondazhet, ku aktualisht thuhet se Lëvizja Vetëvendosje ka 40-50 për qind të votive”, shkruhet në artikull.

Përmendet mosha e re e kosovarëve, shpallja e pavarësisë së Kosovës, problem me Serbinë.

Rëndësi i kushtohet edhe koalicionit të dështuar ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës. 

Postime të ngjashme

Kurti thërret mbledhje të qeverisë për në orën 13:00

D V

Arrijnë në Morinë trupat e pajetë të dhjetë viktimave të aksidentit tragjik në Koraci

D V

Fabrizi: Dialogu me Kosovën, kyç për pranimin e Serbisë në BE

D V

Shoferi i autobusit të aksidentuar me mërgimtarët kosovarë, dërgohet në burgun e Pozhegës

D V

SHSKUK, COVID-19: 82 pacientë në trajtim

D V

Kuvendi nis seancën me një minutë heshtje në nderim të viktimave të aksidentit tragjik në Kroaci

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...