Maqedoni

Europa ashpërson masat kufizuese antiCOVID-19

Zhurnal Ads

Bruksel, 24 tetor – Disa vende të Europës Lindore vendosën sot kufizime të tjera në vazhdën e pjesës tjetër të kontinentit, ku epidemia e COVID-19 tani ka shkaktuar tashmë vdekjen e 10 000 personave në Gjermani dhe ka prekur më shumë se një milionë në Francë.

OBSH-ja ka ngritur alarmin. “Hemisfera veriore ndodhet në një çast kritik të pandemisë COVID-19, paralajmëroi sot kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, raporton ATSh.

“Shumë vende po shohin një rritje eksponenciale në rastet e COVID-19”, tha ai dhe kjo po bën që spitalet dhe njësitë e kujdesit intensiv të jenë afër ose të kenë tejkaluar kufijtë e tyre të kapacitetit, kur jemi veçse në tetor”, theksoi ai në një konferencë për shtyp.

Ai theksoi se muajt e ardhshëm do të jenë shumë të vështirë, pasi disa vende janë në një rrugë të rrezikshme.

Në gjithë kontinentin europian, numri i infektimeve ka kalaur 8,2 milionë dhe më shumë se 258 000 kanë humbur jetën nga COVID-19.

Pandemia ka shkaktuar të paktën 1 139 406 të vdekur në botë që prej fundit të dhjetorit, sipas të dhënave zyrtare. Dhe një rekord kontaminimesh të reja, rreth 80 000 në 24 orë, u regjistrua në SHBA.

Situata po përkeqësohet në Europën Lindore. E gjithë Polonia kaloi sot në zonë të kuqe, një masë që nuk përfshinte deri tani qytetet e mëdha dhe rajonet përreth.

Restorantet dhe shkollat fillore do të mbyllen pjesërisht dhe gjimnazet dhe studentët do të praktikojnë mësimin në distancë. Ceremonitë martesore do të jenë të ndaluara dhe numri i personave do të kufizohet ndjeshëm në tregje, transport dhe kisha.

Në Sllovakinë fqinje, një shterrethim hyri sot në fuqi deri më 1 nëntor.

Dhe në Republikën Çeke, vend tjetër fqinj ku përqindja e kontaminimeve dhe vdekjeve është më e madhja në Europë në dy javët e fundit, një kufizim i pjesshëm u vendos deri më 3 nëntor.

Dy qytetet kryesore të Greqisë, Athina dhe Selaniku do të vendosen në shtetrrethim dhe duke nisur nga sot maska do të jetë e detyrueshme si jashtë ashtu dhe brenda.

Postime të ngjashme

Sapo u hapën çerdhet, regjistrohet rasti i parë i një fëmije të infektuar në Shkup

Z H

Tetovë: Nëntë transportues të rinj furgonësh zbulohen pa licencë

Z H

Paraburgim për vjedhësit e druve që rrahën policët

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...