Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Europa rihap turizmin

Pak nga pak në të gjithë Europën çdo gjë po shkon drejt normalitetit, dhe pse me hapa të ngadaltë.

Sektori i turizmit është më paduruari për rihapjen e sezonit të verës me shpresën se do të përmirësojë situatën e krijuar nga mbyllja totale e një viti më parë.

Në një moment që fushata e vaksinimit avancon në të gjithë Europën, zonat turistike si Algarve në Portugali përpiqen të nisin sa më shpejt sezonin turistik për të marrë veten nga viti i kaluar.
Pronarët e hoteleve konfirmojnë prenotimet e shumta sidomos nga turistë të Europës Veriore, duke sjellë shpresë për sezonin veror.

Në Lampeduza, sfida turistike është e dyfishtë: sipërmarrës dhe tregtarë janë të shqetësuar në fakt se një valë e re emigrantësh, do të pengojë fluksin e turistëve. Ishulli italian u përball me pandeminë duke qëndruar zonë e kuqe për shumë kohë, por shqetësimi më i madh mbeten emigrantët.

Lokale dhe aktivitete kulturore kanë qëndruar mbyllur për një kohë të gjatë dhe në Spanjë. Por tashmë një nga teatrot më të famshëm në botë është gati të hapë dyert, një herë në javë , të shtunave me dy spektakle që do të lejojnë 30 spektatorë të shijojnë flamengon e vërtetë. Inaugurimi është parashikuar për të enjten e javës së ardhshme, në 20 maj me rastin e përvjetorit të mbrëmjes së parë 65 vjet më parë.

Të hënën, restorantet në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar mund të kenë më në fund klientë dhe në ambientet brenda.

Postime të ngjashme

Sulmohet me raketa baza amerikane në Irak

Lea Muslija

Amerika bllokon pranimin e Ukrainës në NATO?

Lea Muslija

Rusia “zbutet” e para, kthen ambasadorin në Washington pas takimit Biden-Putin

Lea Muslija

Paralajmëron OBSH: Bëni kujdes, pandemia s’ka marrë fund

Lea Muslija

Tragjedi në Peru, përmbyset autobusi, të paktën 27 viktima

Lea Muslija

Palestinezët anulojnë marrëveshjen me Izraelin për vaksinat, thonë se janë shumë afër datës së skadimit

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...