Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Eurostat: Bie 34 përqind numri i azilkërkuesve në Europë

Të dhënat gjenden në raportin mbi fenomenin migrator të publikuar nga Instituti i Statistikave të BE-së, Eurostat.

Numri i azilkërkuesve të rinj në Bashkimin Europian (BE) ra me 34% në një vit.

Kjo rënie ishte edhe më poshtë niveleve të vitit 2014, vit pas të cilit filloi vala e madhe e migrimit në Kontinentin e Vjetër.

Të dhënat gjenden në raportin mbi fenomenin migrator të publikuar nga Instituti i Statistikave të BE-së, Eurostat.

Siria dhe Afganistani mbeten zonat kryesore të nisjes. Gjermania është pika kryesore e mbërritjes. Italia ndodhet në vendin e pestë, si vend i pritjes.

Në vitin 2020, shkruhet në raport, kërkesat për azil të paraqitura në 27 shtetet e Bashkimit ishin 416 mijë kundrejt 631 mijë e 300 një vit më parë.

Sipas Eurostat-it, dy vitet më problematike të krizës së emigrantëve, ishin 2015-a dhe 2016-a, kur përkatësisht 1 milion e 200 mijë dhe 1 milion e 160 mijë njerëz që largoheshin nga luftërat ose situatat e shtypjes trokitën në dyert e Unionit.

Lindja e Mesme mbetet zona nga ku largohen azilkërkuesit: 30% e refugjatëve vijnë nga Afganistani, Siria dhe Iraku.

Një tjetër 7% mbërriti në Europë nga Venezuela, por është e habitshme që 42% e aplikimeve vijnë nga një “mozaik” i paqartë i shumë vendeve.

Më tej, në raport renditen edhe shtetet, të cilat e kanë mirëpritur këtë fluks migrantësh. Një në katër kërkesa për azil janë bërë në Gjermani; e ndjekur nga Spanja me 21% (90% e tyre vijnë nga Venezuela); Franca 20% dhe Greqia me 9%.

Italia u zgjodh si destinacion vetëm nga 5% e azilkërkuesve.

Një tjetër e dhënë që Eurostat përpunoi është raporti midis kërkesave për azil dhe popullsisë vendase. Qipro dhe Malta kryesojnë renditjen. Më tej vijojnë Greqia, e ndjekur nga Spanja, kurse Italia është në vendin e 15-të.

Postime të ngjashme

Gjermania tërheq një togë nga misioni i NATO-s në Lituani

Dafina Vidishiqi

Dhjetëra policë gjermanë plagosen pas një beteje të ashpër me disa qytetarë

Dafina Vidishiqi

Erdogan do të pësonte humbje, do të fitonte opozita e bashkuar – nëse zgjedhjet do të mbaheshin të dielën

Dafina Vidishiqi

Putin dakordohet me Biden për rifillimin e bisedimeve mbi kontrollin e armëve

Dafina Vidishiqi

Biden flet pas takimit me Putinin: Unë bëra atë që erdha të bëj

Dafina Vidishiqi

Borrell: Qeveria ruse dëshiron të destabilizojë Bashkimin Evropian dhe anëtarët e tij

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...