Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Eurostat: Rënie katastrofike e qarkullimit ajror në BE dhe në Maqedoninë e Veriut

Zhurnal Ads

Beograd, 20 tetor, zhurnal.mk – Pandemia e koronavirusit pothuajse tërësisht e ka ndërprerë trafikun e udhëtarëve në Evropë në tremujorin e dytë të këtij viti. Siç raporton korrespondenti i MIA-s nga Beogradi, sipas të dhënave të Eurostat, numri i udhëtarëve në fluturime në pothuajse të gjitha vendet e BE-së është ulur në atë periudhë për 97-98 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Në territorin e BE-së, kaluan më rëndë Spanja, Sllovakia dhe Sllovenia me një rënie të numrit të udhëtarëve për 99 për qind.

Spanja është vendi më i prekur me 61.6 milionë më pak udhëtarë në tremujorin e dytë të këtij viti sesa në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sipas shifrave, Gjermania pasohet me 59.1 milionë, Franca me 44.2 dhe Italia me 42.6 milionë më pak udhëtarë në aeroplanë.

Analiza e Eurostatit përfshiu edhe dy vende nga Ballkani Perëndimor – Maqedonia e Veriut, e cila mban një rekord famëkeq – me 2.738 udhëtarë në tremujorin e dytë të këtij viti krahasuar për dallim nga viti i kaluar kur u transportuan 602.715 udhëtarë, që është një rënie prej rreth 600.000, e cila interpretohet si një rënie nga madje 100 për qind dhe Serbia, ku numri i udhëtarëve është ulur për rreth një milion e gjysmë, që është 94 për qind më pak se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

VMRO-DPMNE: Zaev i shndërroi qytetarët në lypsarë, por bizneset e tij po lulëzojnë

E.E.

Ganiu uron nxënësit për vitin e ri shkollorë

E.E.

Ballkani perëndimor në vend se në BE, do të ngelet në Bashkimin e “vet” ballkanoperëndimor!?

Z H

Investimet kapitale mund të ndihmojnë në rimëkëmbjen dhe revitalizimin e ekonomisë

E.E.

OEMVP – 15 vite duke mbrojtur dhe mbështetur bizneset shqiptare në Maqedoni

E.E.

35-vjeçari që vdiq nga Covid 19 nuk kishte asnjë sëmundje tjetër

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...