Agjencia Zhurnal.mk

Eurothink me udhëzues për kapitujt 23 dhe 24 nga bisedimet për anëtarësim në BE

Shkup, 14 gusht – Zhurnal.mk – EUROTHINK – Qendra për Strategji Evropiane e publikoi dokumentin me titull “Shtrirje e institucioneve nga sfera e drejtësisë, lirisë dhe sigurisë”, publikim i cili paraqet udhëzues përgjatë strukturës komplekse institucionale e rëndësishme për sferat si kontrolli i kufirit, lufta kundër krimit të organizuar, terrorizmit, tregtisë me njerëz dhe format tjera serioze të krimit.
Siç bëjnë të ditur nga EVROTHINK, dokumenti e thekson rëndësinë e Kapitullit 24 për Bashkimin Evropian, si kapitull i cili siguron liri, siguri dhe drejtësi në gjithë territorin e Unionit. Për Republikën e Maqedonisë së Veriut, kapitulli 24, theksohet, është me rëndësi të madhe, sepse instrumentet me të cilat sigurohet liria, siguria dhe drejtësia kanë ndikim të madh te qytetarët dhe interesin e tyre dhe kujdesin për sundimin e drejtësisë dhe përballjes me rreziqet e sigurisë.

“Metodologjia e re për anëtarësim në BE e ruan qasjen dhe parasheh fillim të negociatave me hapjen e kapitujve 23 dhe 24 dhe mbylljen e tyre në fund të bisedimeve, gjegjësisht madje pas mbylljes së të gjitha kapitujve të tjerë. Rrjedha e mirë e bisedimeve në këto dy kapituj do të jetë mundësi për hapjen e kapitujve të rinj, ndërsa moszbatimi i planit aksional do të nënkuptonte kthim prapa dhe nuk do të ketë mundësi për hapjen e kapitujve të rinj derisa dobësitë të mënjanohen”, sqarojnë nga EVROTHINK.

Në mënyrë metodologjike, hapi primar në bisedime, theksojnë nga organizata joqeveritare, është harmonizimi i legjislacionit vendor me rendin juridik të BE-së, ndërsa hapi i dytë është krijimi i parakushteve për zbatimin e tyre të tërësishëm.

“Kjo nënkupton, se për zbatim të këtyre ty hapave nevojitet krijimi i kapacitetit të fuqishëm, gjegjësisht shtrirje e institucioneve nga sfera e drejtësisë, të menaxhojnë me proceset e integrimit, si dhe ndjekjen e tyre, eliminimin e dobësive dhe gjithsesi – mësim të leksioneve përgjatë rrugës së integrimeve evropiane”, porosisin nga EVROTHINK.

Publikimi është përgatitur në kuadër të projektit “Rruga e patrasuar: Angazhim qytetar në arsim, hulumtim dhe monitorim në lidhje me Kapitullin 24” i zbatuar nga ana e EVROTHINK – Qendra për Strategji Evropiane, ndërsa financiarisht është mbështetur nga Fondi Ballkanik i Demokracisë, projekt nga Fondi Gjerman Marshall i SHBA-së dhe Ambasadës së Mbretërisë së Norvegjisë në Beograd.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...