Agjencia Zhurnal.mk

Eurothink: Mosmarrja e datës favorizon kundërshtarët

Shkup, 31 maj – Vendet anëtare të BE-së duhet t’i japin dritë jeshile fillimit të bisedimeve me Maqedoninë e Veriut për shkak të rezultateve që ka treguar vitin e kaluar, thonë nga Qendra për strategji evropiane Eurothink.    Mosmarrja e datës, sipas tyre, do t’i favorizonte kundërshtarët e vlerave evropiane. Ndërkohë, edhe zgjedhjet në Greqi, në qershor, ku mund të fitojnë djathtistët, do ta rëndonin më tepër procesin e mëtutjeshëm eurointegues të vendit, analizojnë nga Eurothink.   

“Nëse nuk marrim ne datë për bisedime, atëherë kundërshtarët e vlerave evropiane, kundërshtarët e Prespës, kundërshtarët e gjërave pozitive që janë arritur, do të marrin argumente të fuqishme nga situata dhe në këtë mënyrë do të rritet populizmi në Ballkan, pra Evropa duke u mbrojtur nga populizmi me politikë jo mjaftueshëm të menduar, në njëfarë mënyrë mund ta rrit populizmin në Ballkan. Ne e kemi bërë pjesën tonë, tani radha është BE të tregojë lidership. A argument tjetër janë edhe zgjedhjet në Greqi, ku mundësitë e mëdha janë të fitojë Micotakis”,- deklaroi drejtori ekzekutiv në Eurothink, Lupço Petkovski.  

Edhe pse kemi nota mesatare në kërkesat e KE-së, duhet të vazhdohet me reforma akoma, thotë hulumtuesja, Magdalena Lembovska.  

“Në reformat në administratë, rezultatet në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, reforma në shërbimet e sigurisë janë bërë hapa të caktuara.  Megjithatë do të thosha se kjo është akoma në fushë të parë në raport me kornizën juridike institucionale, ku do të merrja si shembull reformat në shërbimet e sigurisë”,- tha Magdalena Lembovska nga Eurothink.  

Sipas analizave të hulumtuesve nga kjo qendër strategjike, datë për fillimin e bisedimeve nuk do të jepet në qershor, por në samitin e vjeshtës.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...