Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Eurothink: Qytetarët me më shumë besim në Armatë, ndërsa më së paku u besojnë institucioneve gjyqësore

Shkup, 30 dhjetor, zhurnal.mk – Qytetarët kanë më shumë besim në Armatë, 63 për qind, pasuar nga policia dhe bashkësitë fetare, secila me 43 për qind. Niveli më i ulët i besimit është në gjyqësor – 14 për qind, prokuroria – 14 për qind dhe Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit – 16 për qind, tregojnë rezultatet e sondazhit hulumtues të EUROMETAR, të zbatuar nga Eurothink – Qendra për Strategjitë Evropiane në periudhën prej 10 deri më 21 dhjetor të këtij viti.

Në prezantimin e sotëm të sondazhit, u theksua se shumica e qytetarëve mbeten mbështetës të fortë të Bashkimit Evropian. Përqindja e qytetarëve që e konsiderojnë anëtarësimin në BE si “punë të mirë” po rritet (67,3 për qind). Dy të tretat ose 65,9 për qind të qytetarëve dhe si “punë e dobishme” (70 për qind). Dy të tretat ose 65,9 për qind e qytetarëve do të votonin pozitivisht në referendumin për të hyrë në BE, janë rritur edhe pritjet për hyrje në BE.

Magdalena Lembovska nga Eurothink, theksoi se në pyetjen se cilat janë arsyet kryesore për mbështetjen për anëtarësim në BE, qytetarët e anketuar theksuan standardin më të mirë të jetesës, papunësinë më të ulët, demokracinë më të madhe, qasjen më të lehtë për të punuar jashtë vendit dhe sigurinë më të madhe për shtetin.

Prolongimi i fillimit të negociatave me BE, sipas hulumtimit, ndikoi fuqimisht në perceptimet dhe imazhin e BE-së mes qytetarëve. Deri në 59,2 për qind (30,3 për qind vitin e kaluar) mendojnë se qëndrimi i BE-së ndaj Maqedonisë së Veriut është i padrejtë, arrogant dhe shantazhues. Përqindja e qytetarëve që mendojnë se qëndrimi i BE ndaj Maqedonisë të Veriut është i drejtë, miqësor dhe korrekt është dyfishuar, respektivisht 21,2 për qind këtë vit, krahasuar me 42,9 për qind në vitin 2019. Tridhjetë e shtatë për qind të qytetarëve thanë se prisnin që vendi ynë të bashkohej me BE në pesë vitet e ardhshme, 26 për qind thanë se do të jetë në 10 deri 15 vitet e ardhshme dhe 16 për qind thanë se nuk do të ndodh kurrë.

Një e treta e qytetarëve konsiderojnë se ndonjë shtet është kërcënim për Maqedoninë e Veriut. Për shumicën e tyre është Bullgaria (77,88 për qind), tre herë më shumë se në vjeshtën e vitit 2019. Për një të katërtën e qytetarëve, Maqedonia e Veriut nuk ka miq, ndërsa më pozitive janë perceptimet për Gjermanisë, SHBA-në, Turqinë dhe Serbinë.

Qytetarët e Maqedonisë të Veriut ndihen të sigurt, mbi të gjitha, në lagjen e tyre – 82 për qind, qytet/fshat – 76 për qind dhe në shtet – 60 për qind. Shqetësimet kryesore të sigurisë lidhen me krimin, shëndetin-Kovid-19, por edhe për arsye ekonomike.

Sa i përket perceptimit të privatësisë, sipas sondazhit, 49 për qind e qytetarëve besojnë se shërbimet sekrete në vendin tonë përgjojnë komunikimet e njerëzve që ata i konsiderojnë kundërshtarë, ndërsa 5 për qind thanë se Qeveria mund të zbulojë se si çdo qytetar votoi në zgjedhje.

Sondazhi u zbatua në kuadër të projektit “Rruga e pashtruar: Angazhimi qytetar në arsim, hulumtim dhe monitorim në lidhje me kapitullin 24” të zbatuar nga Eurothink – Qendra për Strategjitë Evropiane, dhe mbështetur financiarisht nga Fondi Ballkanik për Demokracinë, projekt i Fondit gjerman Marshall të SHBA-së dhe Ambasadës së Mbretërisë së Norvegjisë në Beograd.

Postime të ngjashme

Palmer: Interesat amerikane në Ballkan, të pandryshuara

T E

Mickoski: Do ta mposht koalicionin e krimit

T E

Nikolloski: Është java e katërt që Qeveria nuk mund të mbledhë 61 deputetë

T E

Bytyqi në takim me gastronomët dhe organizuesit e dasmave

T E

A do të konfiskohet prona e Sasho Mijalkovit?

T E

I riu vuan nga leukemia akute, kërkon ndihmën tuaj

D J

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...