Shqipëri

Eva ende në kampin Al-Hawl, kurse vëllai shpëtoi

Zhurnal Ads

Floresha Rasha dhe fëmijët e saj Amar Rasha, Emel Rasha dhe Hatixhe Rasha, po ashtu edhe djali i familjes Dumani, Endri Dumani kanë dalë nga kampi Al-Hawl në Siri. Ata do të udhëtojnë nesër drejt Shqipërisë. Ndërkohë vetë kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Liban për të sjellë në shtëpi 4 fëmijët dhe gruan.

”Jam i lehtësuar sepse ky ishte një operacion i komplikuar më vjen mirë që ia dolëm, kam kontaktuar dhe me drejtuesit e operacionit dhe gjeneralin e që kanë shumë merita në këtë proces. Falenderoj dhe drejtorin e antiterrorit që për 30 ditë ka bërë përpjekje të vazhdueshme , po ashtu edhe konsullin këtu për lidhjet që janë jo aq të lehta, sepse në këtë proces ishin shumë faktorë”,- ka thënë Rama për TCH.

Ipyetur për Eva Dumanin, kryeministri duke mos dashur të japë shumë informacione tha: Eva është mirë, por janë të komplikuara informacionet.

I pyetur se kur do të fillojë faza e dytë e këtij procesi, me qëllim kthimin e të tjerëve në shtëpi, kreu i qeverisë u shpreh se ”Pjesa më e vështirë është ajo për të nxjerrë pengjet, po ashtu është që nuk mund të flasësh, informosh, sepse konfidencialiteti është baza në këtë proces. Nuk është një ndërveprim me një faktor por me shumë. Më vjen mirë të them se ne nuk kemi qenë në gjumë, tani unë nuk mund të flasë për më shumë. Edhe për këta fëmijë deri në momentin e fundit kemi qenë më zemër të ngrirë, ka pasur dy-tre momente te vështira në këtë operacion”.

Postime të ngjashme

Reshjet e dendura të shiut sjellin rënie gurësh në aksin Elbasan – Librazhd

admin

Rakacolli: Shqipëria nuk ka sistem shëndetësor të fortë!

S.B.

Meta pret Koordinatoren e re Rezidente të OKB-së në Shqipëri: Uroj një bashkëpunim të shkëlqyer mes vendit tonë e KB

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...