Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Evi Reçi shpërblehet me çmimin e ‘Qytetit të Tiranës’ në Fest’ 59: Të këndosh në të ftohtë është sfidë

Mbrëmë (e mërkurë) është mbajtur nata finale e edicionit të 59-të të Festivalit të Këngës në RTSH.

Fituese nga kjo garë doli artistja e njohur Anxhela Peristeri, në vend të dytë Sardi Struga kurse vendin e tretë e fitoi Festina Mejzini.

Megjithatë, Evi Reçi ishte një tjetër konkurrente e cila mbrëmë u shpërblye me çmimin për ‘Qytetin e Tiranës’ nga Bashkia Tiranë.

Ajo ka bërë një reagim pas këtij kompeticioni muzikor, duke shtuar se ka qenë një sfidë këndimi në të ftohtë e po ashtu shumë emocionues.

“Tjerr. Dy fjalë për të përmbyllur një eksperiencë artistike. Të ndash skenën me mamin është emocion dhe përgjegjësi. Të këndosh në të ftohtë është një sfidë. Por të krijosh me dashuri dhe përkushtim është një kënaqësi e jashtëzakonshme. Faleminderit Bashkia Tiranë për çmimin e qytetit të Tiranës”, ka shkruar ajo.

Urimet nuk munguan nga fansat e miqtë që numëron në rrjete sociale, të cilët e përgëzuan për performancën e mahnitshme.

Evi Reçi ndërkohë konkurroi me këngën “Tjerr” me tekst të Florian Zykës dhe muzikë të Olsa Toqit.

Postime të ngjashme

Ja disa gjëra që nuk i keni ditur për Arian Bajramin

R Zh

Ju prezantojmë fotografen kosovare në Zvicër Kristina Gashi, që sjell foto artistike

T E

“Urime martesa vlla” quhet hiti i dasmave sapo ardhur nga Gentjana Gjergji

T E

Qerpikë të mëndafshtë me volum rus Lash to lash

S.B.

Ronela Hajati së shpejti lanson albumin “Rron”, pas 20 vitesh karrierë

S.B.

Melisa Lleshi paralajmëron projektin e ri muzikor

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...