Strugë, 19 korrik – Në Strugë dhe rajonin e saj është evidentuar vjedhje e ujit.
Qindra raste vjedhjesh janë zbuluar këto ditë nga ekipet e ndërmarrjes publike “Ujësjellësi dhe kanalizimi”, të cilët së bashku me policinë dhe inspektorët komunalë ishin në terren.
Kjo ndodh në një kohë kur qyteti po përballet me kufizime të ujit gjatë natës.
Nga “Ujësjellësi” paralajmërojnë gjoba për qytetarët e pandërgjegjshëm. Gjobat lëvizin nga 1 mijë deri në 3 mijë euro dhe hapi tjetër është shkyçja nga rrjeti i ujësjellësit. Ndërkohë, qyteti përballet me kufizim të ujit, çdo natë deri në 4 të mëngjesit.
“Kemi ujë, kemi liqen, kemi lumë, e nuk ka ujë. Si mund të jetë kjo. Është turp”, thotë një qytetar.
Nga “Ujësjellësi” shprehen se kufizimet varen nga fakti nëse qytetarët ndryshojnë sjelljen e tyre.