Agjencia Zhurnal.mk

EVN Maqedoni udhëzon konsumatorët si të paguajnë tani e tutje faturat

Shkup, 13 gusht – Zhurnal.mk – EVN Maqedoni i informon konsumatorët se si rezultat i ndodhive të fundit lidhur me Eurostandard Banka, të njejtët nuk do të kenë mundësi të kryejnë pagesa për fatura të energjisë së konsumuar elektrike dhe shërbime tjera të EVN nëpërmjet Postës së Maqedonisë.

Kjo rrjedh nga fakti se Posta e Maqedonisë e realizonte qarkullimin e saj pagesor përmes Eurostandard Banka.

Megjithatë, siç theksohet në kumtesë, EVN disponon me disa zgjidhje alternative për pagesë të cilat konsumatorët mund t’i shfrytëzojnë gjatë kësaj periudhe:

-pagesë onlajn pa komision pagese, përmes faqes evnonline.mk

-pagesë pa provizion përmes terminaleve të EVN, të vendosura në Qendrat Energo të Konsumatorëve dhe Info Qendrën në QTQ

-pagesë elektronike pa provizion

-shfrytëzim të shërbimit debitim direkt

-pagesë në të gjitha bankat tjera

Ndryshe, sipas EVN, të gjithë opcionet e lartpërmendura janë të hapura, por për shkak të situatës me korona virusin, konsumatorët i inkurajojmë t’ shfrytëzojnë shërbimet e shumënumërta onlajn të EVN.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...