Fabregas ka fjalë të mëdha për talentin Nico Paz

nga Xh M

Pas ndeshjeve të kombëtares, Cesc Fabregas i ka rikthyer lojtarët e tij te Como për pjesën e fundit të sezonit.

Duke folur përpara rifillimit të futbollit me klube, Fabregas ishte plot lëvdata për mesfushorin e tij, zbulimin e Serie A, Nico Paz.

“Ai e sheh golin, nuk ka frikë. Nicos i pëlqen të luajë, ai mund të luajë role të ndryshme dhe është lojtar shumë i kompletuar”.

“Unë shoh një potencial shumë, shumë të madh tek ai”, deklaroi Fabregas.

Como nënshkroi me Paz nga Real Madridi verën e kaluar, me të riun që lëviz për një shumë prej 5 milionë euro.

Por Real Madridi ka një klauzolë riblerjeje në kontratë të cilën mund ta aktivizojë në disa vite radhazi, por shumë shkon duke u rritur.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More