Fabrika në pronësi shtetërore në Maqedoni prodhon armë për Serbinë! Janë vjedhur tash disa raketahedhës!

Shkup, 8 Tetor – Armë për Serbinë janë prodhuar në fabrikën Eurokompozit në Maqedoninë e Veriut, njofton Televizioni Telma. Informacioni ka dalë në opinion pasi është vërejtur se dikush ka vjedhur armë në fabrikë. Sipas informacioneve që ka siguruar Telma janë vjedhur edhe raketahedhës.

“Bëhet fjalë për katër raketahedhës dore “POS 120 mm” pa municion, një raketahedhës shkollor poashtu „POS 120 mm“, një “zoljë” për trajnim shkollor dhe katër kablo në gjatësi prej 40 metrave. Armatimi i vjedhur paraprakisht është eksportuar me porosi në Serbi”, transmeton Zhurnal.mk.

Eurolpmpozit është fabrikë në pronësi shtetërore, prandaj ekspertët e sigurisë që i konsultuam nuk janë të sigurt nëse Maqedonia e Veriut si vend anëtar në NATO ka vepruar mirë që ka prodhuar armë për Serbinë, vend që nuk është anëtar në NATO. Ata vlerësojnë se kjo mund të jetë një skandal i llojit të vet.

Informacione të ngjashme kanë përmendur edhe punëtorët e fabrikës Eurokompozit të cilët pas vjedhjes deklaruan se fabrika nuk funksionon më.

“Ne mendojmë se vjedhjet po i bën udhëheqësia e fabrikës, sepse qytetarët e thjeshtë as që e dinë ku gjenden depot e as sit ë arrijnë deri tea to. Bëhet fjalë për ndërtesë ku është kryer vjedhje në katin e parë dhe të tretë, pikërisht aty ku gjendet armatimi. Në fabrikë ende ka armë dhe municion, repromateriale “, deklaroi Robert Bogdanovski, i punësuar në Eurokompozit.

Related posts

Joveski dëshiron të bëhet gjykatës kushtetues

Z H

Presidenti Pendarovski për vizitë zyrtare në Republikën helene

D V

Analizë/ Mjekët nga Maqedonia e Veriut ja tejkalojnë edhe SHBA-së në politikë

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More