Fabrika për përpunimin e mbeturinave në Negotinë është projekt krejtësisht evropian dhe i pastër ekologjikisht, porositi Zaev

Shkup, 30 korrik  – Projekti i “Zona enerxhi sollushën”, për hapjen e fabrikës për përpunimin e mbeturinave, në territorin e Komunës së Negotinës, gjegjësisht në afërsi të termocentralit në afërsi të Negotinës, me përgjegjësi pohoj se është projekt i pastër evropian dhe ekologjik, deklaroi kryeministri Zoran Zaev duke iu përgjigjur pyetjes së deputetit të shtruar nga Zllatko Penkov nga VMRO-DPMNE.

 

Zaev theksoi se ai është përcaktuar si projekt i rëndësishëm strategjik për shtetin, me ç’rast pasojnë procedura shtesë me këshilltarët ligjorë nga Qeveria por edhe hapjen e garancisë bankare prej dhjetë milionë euro që duhet të hapet me qëllim që zgjidhja ligjore të vijë në rend dite në Parlament dhe të diskutohet për të gjitha detajet e reja.

Kryeministri Zaev e përgënjeshtroi deputetin Penkov dhe theksoi se nuk është e vërtetë se fabrika lëshon sasi të madhe të dioksid karbonit, pasi bëhet fjalë për djegien pa oksigjen dhe se fabrika të tilla për përpunimin e mbeturinave ka në Lubjanë dhe Cele në Slloveni.

Me ligj ndalohet importimi i mbeturinave për energjensa dhe nuk mundet askush të importojë mbeturina në shtet. Ekspertët kanë duke punuar mbi një vit në këtë projekt, bukuria është se projektin e tillë mund ta shohim në BE, shtoi ai.

Kryeministri sqaroi se lokacioni i fabrikës është miratuar për shkak të qasjes dhe kapacitetet më të mëdha të trafostacioneve për ta pranuar energjinë elektrike si energji e gjelbër do të prodhohet me sasi të përgjithshme prej 34 megavatë për çka Qeveria pranoi të paguaj 180 euro në megavat.

Shuma e vlerësuar e kapitalit që do të investohet nga Investitori strategjik është 336,6 milionë euro, ndërsa projekti paraqet zgjidhje të plotë dhe të përhershme të mbeturinave ë 74 për qind të territorit të Maqedonisë së Veriut, gjegjësisht siç, theksoi kryeministri, i përfshin 48 komuna ose pesë rajone planore në vend. 

Related posts

Askush nuk merr përgjegjësi për zjarrin në spitalin e Tetovës

Redaksia

Paqartësi për përdorimin e gjuhëve, a e shkeli Kushtetutën Xhaferi në Parlamentin Evropian?

Z H

Rezoluta, VMRO e gatshme të bisedojë me të gjitha partitë

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com