Teknologji

Facebook do të paguajë përdoruesit të shkëputen nga ky rrjet social përpara zgjedhjeve të vitit 2020 në SHBA

Zhurnal Ads

Si pjesë e studimit të fundit të Facebook për mënyrën se si media sociale ndikon në demokraci, kompania duket se po paguan përdoruesit të cilët çaktivizojnë llogaritë e tyre, disa javë përpara zgjedhjeve në SHBA.

Facebook po u ofron përdoruesve para që të përmbahen nga përdorimi i rrjetit më të madh social dhe Instagram disa javë para zgjedhjeve të diskutuara në nëntor në SHBA.

Për të vlerësuar ndikimin e mediave sociale në votim, kompania do të paguajë anëtarët e zgjedhur deri në 120 dollarë për të çaktivizuar llogaritë e tyre duke filluar që nga fund i shtatorit, shkruan New York Post.

“Kushdo që zgjedh të çaktivizojë FB (Facebook) ose IG (Instagram) për një periudhë kohe – do të kompensohet”, shkroi zëdhënësi i Facebook Liz Bourgeois javën e kaluar.

Ky studim pritet të kryhet shumë shpejt dhe disa personave mund t’ju vije një njoftim në Facebook ose Instagram, duke i ftuar ata të marrin pjesë në këtë studim.

Studimi do të kryhet nga shkencëtarë të pavarur të të dhënave, thanë zyrtarët e kompanisë Facebook.

CEO i Facebook Mark Zuckerberg njoftoi të enjten e kaluar se po ndalonte reklamat politike disa javë para zgjedhjeve për të ndaluar dezinformimin në këtë rrjet social.

Postime të ngjashme

Microsoft çaktivizon një rrjet masiv kompjuterash të kriminelëve kibernetikë

admin

Çmimi i PS5 në internet shkon deri në 10 mijë dollarë

S.B.

Samsung “tallet” me iPhone 12 rreth mungesës së mbushësit në paketim

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...