Agjencia Zhurnal.mk

Facebook fillon Programin për verifikimin e fakteve në Maqedoninë e Veriut

Shkup, 1 gusht – Si pjesë e luftës kundër dezinformatave në Facebook, kompania realizon bashkëpunim me verifikues të pvarur të fakteve nga palët e treta në mbarë botën, të cilët e shqyrtojnë dhe vlerësojnë saktësinë e përmbajtjes.

“Të gjithë partnerët e programit janë të certifikuar nëpërmjet rrjetit jopartiak ndërkombëtar për verifikim të fakteve” shkruan Facebook në kumtesën e saj.

Kur verifikuesi i fakteve e vlerëson një artikull lajmesh si të rremë, Facebook e shfaq atë më poshtë në murin e lajmeve (News Feed), duke e zvogëluar ndjeshëm shpërndarjen e tij. Kjo e parandalon përhapjen e mashtrimeve dhe e zvogëlon numrin e njerëzve që mund t’i shohin të njëjtat. Faqet në Facebook dhe uebsajtet (domains) që shpërndajnë vazhdimisht lajme të rreme do të kenë përhapje të zvogëluar të postimeve të tyre dhe do t’u hiqet mundësia për të fituar para dhe reklamim. Kur një postim shënohet si i rremë, Facebook-u gjithashtu, i paralajmëron njerëzit që e shohin atë ose që përpiqen ta shpërndajnë postimin pasi që është caktuar si i rremë.

”Jemi të kënaqur që po e fillojmë programin tonë për verifikimin e fakteve nga palët e të treta në Maqedoninë e Veriut me Vërtetëmatësin (Fondacioni Metamorfozis). Lufta kundër lajmeve të rreme është përgjegjësi që ne e marrim seriozisht, prandaj ne vazhdimisht punojmë për të gjetur mënyra si të parandalojmë përhapjen e dezinformatave në platformën tonë,”  deklaroi Sofi Ajers, menaxhere për zhvillim strategjik në Facebook.

Ky program është në pajtim me platformën tre-pjesëshe (three-part framework) të Facebook-ut për përmirësimin e cilësisë dhe origjinalitetit të lajmeve në Murin e Lajmeve (News Feed), me të cilën Facebook-u i heq profilet dhe përmbajtjet që i cenojnë Standardet e Shoqërisë (Community Standards) ose Politikat për Reklamim (ad policies), e zvogëlon shpërndarjen e lajmeve të rreme dhe përmbajtjeve jo-autentike siç janë postimet vetëm për klikime (clickbait) dhe i informon njerëzit duke u dhënë më shumë kontekst për postimet që ata i shikojnë.

Facebook-u sot ka mbi 70 partnerë për verifikim të fakteve, në më shumë se 50 gjuhë në nivel global dhe investon në gjetjen e mënyrave për të rritur më tej këto përpjekje.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...

Regjistrim Domain, Ueb Hosting, Uebfaqe për kompaninë tuaj, vetëm për    273 euro

error: Content is protected !!