Agjencia Zhurnal.mk

Facebook mbyll një nga grupet më të mëdha të komplotit pas postimeve false

Facebook ka njoftuar se kishte mbyllur një nga grupet më të mëdha publike në internet, QAnon, e cila merrej me teoritë e komplotit.

Grupi, i quajtur Official Q / QAnon dhe me afro 200 mijë anëtarë, ishte fshirë pas mesazheve të shumta individuale që ka shkaktuar gjuhë të urrejtjes dhe ka shpërndarë informacioneve të rreme, tha një zëdhënëse e Facebook-ut, raporton reuters.

Zëdhënësi, i cili nuk pranoi të identifikohej, tha se rrjeti social ndërmori veprimin pasi që ka kohë që po monitoronte Qanon-in.

Anëtarët e QAnon mbështesin një seri të ndërthurur besimesh të bazuara në mesazhe anonime në internet nga dikush që pretendon se ka njohuri speciale për administratën Trump, transmeton Telegrafi.

Një prej tyre është se presidenti Donald Trump po lufton një rrjet të njerëzve që abuzojnë seksualisht me fëmijët, përfshirë disa demokratë të shquar.

FBI e ka identifikuar QAnon si ndër lëvizjet që mund të inkurajojë dhunën ekstremiste. Në muajin maj, Facebook hoqi një rrjet më të vogël të llogarisë të Qanon-it, i cili shpërndante informacione të rreme në lidhje me coronavirusin vdekjeprurës.

Në muajin e kaluar Twitter shkoi më tej, duke thënë se do të fshinte ose kufizojë shumë mijëra llogari të Qanon-it.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...