Agjencia Zhurnal.mk
Teknologji

Facebook prezanton aplikacionin për biseda të drejtpërdrejta audio

Facebook publikoi sot aplikacionin për biseda të drejtpërdrejta audio në SHBA, i cili synon të konkurrojë me aplikacionin Clubhouse, popullariteti i të cilit është rritur falë pandemisë.

Fiji Simo, drejtori i Facebook App, tha se karakteristikat e reja audio lejojnë të zbuloni, dëgjoni dhe të bashkoheni në biseda të drejtpërdrejta me figura publike, ekspertë dhe të tjerë mbi tema që ju interesojnë.

“Personalitetet publike mund të ftojnë miqtë, të abonuarit, personalitete të tjera publike të verifikuara apo çdo dëgjues në sallë pritjeje për të qenë folës. Organizatori mund të ftojë folës paraprakisht ose gjatë bisedës. Mund të ketë deri në 50 folës në të njëjtën kohë dhe s’ka asnjë kufizim në numrin e dëgjuesve”, tha ai.

Përdoruesit e Facebook janë paralajmëruar për të gjitha dhomat e reja të drejtpërdrejta audio përmes News Feed dhe njoftimeve dhe mund të regjistrohen për t’u kujtuar kur një dhomë për të cilën ata janë të interesuar shkon drejtpërdrejt.

Dhomat e drejtpërdrejta audio gjithashtu do të zbulohen brenda Grupeve të Facebook, aty ku janë të disponueshme.

Postime të ngjashme

Honor zbulon X20 5G të ri më 12 gusht

D V

WhatsApp shton opsionin që fotografitë zhduken pasi t’i shikoni

D V

Oppo njoftoi “gjeneratën e ardhshme” të kamerave ‘selfie’ nën ekran

D V

Microsoft ka prezantuar një kontrollues të ri për tastierën Xbox

D V

Intel zbulon detaje mbi gjeneratën e ardhshme të USB-C

D V

Emiratet e Bashkuara Arabe po përdorin dronë për të “krijuar” shi

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...