Kuriozitete

Facebook të ndihmon të gjesh edhe veturën!

Zhurnal Ads

Monza, 13 tetor – Harroi se ku e parkoi veturën, por e gjeti pas një jave.

Ky ishte makthi për një 83-vjeçar milanez, i cili falë kërkesës së vajzës së tij në Facebook arriti të gjente veturën e parkuar, shkruan faqja e internetit today.it.

I moshuari kishte shkuar në qendër të Monzës për një shëtitje, por harroi se ku e kishte parkuar veturën e tij.

Falë grupit në Facebook ”Jeni nga Monza” vajza e tij kërkoi ndihmë për të gjetur veturën e babait të saj.

“Babai im i moshuar, doli vetëm në qendër të Monzës, parkoi veturën dhe kur duhej të kthehej nuk kujtonte më se ku e kishte parkuar”, shkroi vajza në Facebook.

Anëtarët e grupit menjëherë morën masa për të kërkuar veturën dhe në të vërtetë arritën ta gjenin. Ata lajmëruan vajzën e zotërisë, e cila i falënderoi për ndihmën e dhënë.

“Një mijë herë faleminderit këtij grupi të bukur… që ka punuar shumë për të na ndihmuar të gjejmë veturën e babait tim ose thjesht më kanë shkruar me dashuri për të më inkurajuar. Kjo histori më bëri të kuptoj se njerëzit, madje edhe të huajt, dinë të jenë në solidaritet”, shkroi ajo në Facebook/ATSH.

Postime të ngjashme

Atlantiku asnjëherë kaq i nxehtë në 3 000 vjet

admin

Zbulohet një dinozaur i para 70 milionë viteve

S.B.

8 mënyra për t’i dhënë më shumë hapësirë shtëpisë suaj të vogël

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...