Facebooku me karakteristika të reja për përdoruesit afganë

Facebook e ka bërë të pamundur kërkimin e llogarive afgane shkaku i sigurisë, mes frikës se Talebanët po përdorin mediat sociale për të gjetur kundërshtarët e tyre.

 

Nathaniel Gleicher, kreu i politikës së sigurisë së gjigantit të teknologjisë, shkroi në Twitter se ata kishin “nisur një mjet me një klikim për njerëzit në Afganistan për të mbyllur shpejt llogarinë e tyre”.

“Kur profili i tyre është i kyçur, njerëzit që nuk janë miqtë e tyre nuk mund të shkarkojnë ose ndajnë foton e profilit të tyre, ose të shikojnë postimet në kronologjinë e tyre”, shtoi ai.

Në Instagram, e cila është në pronësi të Facebook, kompania “po nxjerr paralajmërime pop-up në Afganistan me hapa të veçantë se si të mbroni llogarinë tuaj”.

Ndryshe, Talebanët raportohet se janë duke i kërkuar afganët dhe bashkëpunëtorët e shteteve perëndimore në Afganistan.

Related posts

Apple rrit sigurinë ndaj softuerit të spiunimit Pegasus

D V

Rrjedhin të gjitha llojet e ngjyrave të Apple iPhone 13 Pro dhe Pro Max

D V

Mbrojtje maksimale me një çmim minimal e Motorola Defy

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More