Agjencia Zhurnal.mk
Ekonomi Maqedoni

“Fajnans Think”: Shkalla negative e BPV-së është pasojë e valës së tretë të pandemisë

Shkup, 7 qershor – Zhurnal.mk – Instituti për Hulumtime Ekonomike Fajnans Tink në raportin e tij të fundit makroekonomik vlerëson se niveli negativ i BPV-së në tremujorin e parë të këtij viti është pasojë e valës së tretë të pandemisë e cila u pasua nga masa kufizuese.

“Në tremujorin e parë të 2021, BPV u ul me -1,9 për qind mbi bazë vjetore si rezultat i valës së tretë të pandemisë të Kovid-19, e cila imponoi zgjatje të karantinës në shtëpi edhe tek partnerët kryesorë tregtarë. Në rrethana të tilla, shterimi i efekteve të dy masave kryesore qeveritare – subvencioni për mbajtjen e vendit të punës prej “14.500 MKD për punëtor” dhe ndihma financiare e njëhershme për grupet e cenueshme të qytetarëve – e mbajti konsumin privat pak mbi nivelin e K1 -2020 (rritje prej 0,4 për qind). Ndërkohë, shpenzimet publike filluan të konsolidohen pas një zgjerimi të madh në tre tremujorët e mëparshëm (zvogëlim 2,2 për qind në K1-2020)”, thuhet në raport.

Investimet, siç thuhet kanë rënie të mprehtë prej 16,6 për qind, e cila ishte reflektim i ngurrimit për të ndërmarrë veprime të rëndësishme, por tregtia e jashtme tregoi shenja përmirësimi, pra rritje të eksporteve prej 8,6 për qind dhe importeve prej dy për qind.

Papunësia shënon ulje të lehtë të 16 për qind dhe punësimi u rrit pak nga 46,8 në 47,1 për qind, gjë që sipas “Fajnans Tink” tregon stabilizim të tregut të punës.

Në raporti vlerësohet se pasiguria në ekonomi ulet në tremujorin e dytë të këtij viti me fillimin e procesit të imunizimit masiv dhe zvogëlimin gradual të masave kufizuese.

Nga “Fajnans Tink” thonë se nëse flukset ekonomike normalizohen në një shkallë të arsyeshme deri në fillim të vjeshtës, parashikimi për rritjen e BPV-së do të ishte 4,1 për qind.

Postime të ngjashme

Ditarët ngelin në histori, nga viti i ardhshëm notat do të shkruhen vetëm në kompjuter

Z H

MSH: Dozën e parë të vaksinës e kanë marë 31% e banorëve mbi 18 vjeç

Z H

Zaev falenderon zjarrfikësit për përkushtimin dhe njofton për ardhjen e 4 helikopterëve ndihmë nga Serbia

Z H

Të falimentuarit në afat prej 30 ditëve të paraqiten në Agjencinë për Punësim

Z H

Komuna Çair dhe zjarrfikësit “Bajram Miftari” në ndihmë në Nagoriçan të Vjetër

Z H

Radev-Pendarovski: Edhe Bullgaria ka probleme me zjarret por do të dërgojnë mjete zjarrfikëse në RMV

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...