Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Fajon: BE nuk mund ta tradhtojë përsëri Maqedoninë e Veriut

Shkup, 20 nëntor, zhurnal.mk – Bashkimi Evropian nuk mund ta tradhtojë përsëri Maqedoninë e Veriut, e cila ka konfirmuar vazhdimisht se nuk ka alternativë tjetër pos BE-së dhe fqinjësisë së mirë me Bullgarinë, tha deputetja sllovene Tanja Fajon për të përditshmen “Danas” në Beograd.

“Ne nuk mund t’i tradhtojmë sërish. Duhet të gjejmë zgjidhje me Bullgarinë në frymën e dialogut dhe të kthejmë besimin në këtë proces. Shtetet anëtare kanë edhe një mundësi deri në fund të vitit për të vendosur që BE të hap derën për miqtë tanë nga Maqedonia e Veriut, sepse e meritojnë”, deklaroi Fajon, e cila kryeson me Komisionin e Stabilizim Asociimit në Parlamentit Evropian.

Sipas saj, vetoja bullgare për kornizën negociuese me vendin ka shkaktuar zhgënjim jo vetëm tek “populli në Maqedoninë e Veriut, e ardhmja e të cilëve është qartë se është Bashkimi Evropian, por edhe në Parlamentin Evropian”, që sipas Fajon mbetet një mbështetës i fortë dhe aleat i Maqedonisë së Veriut.

Postime të ngjashme

Zbulohen 13 emigrantë në autostradën Kumanovë – Tabanoc

Dafina Vidishiqi

Bisedimet për Kodin Zgjedhor, drejt dështimit

Dafina Vidishiqi

Zaev: Pro listave të hapura për këshilltarët

Dafina Vidishiqi

Merko: Platformat në brigjet e liqenit janë “oferta” e vetme për turizmin në Strugë

Dafina Vidishiqi

Qeveria ka vendosur, nuk ka orë policore pas mesnate

Dafina Vidishiqi

Manifestim tradicional “Takim i të parit me më të mirët” (drejtpërdrejtë)

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...