Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Fajon: Maqedonia e Veriut mjaft ka pritur negociatat, vendimi nuk guxon më të shtyhet

Shkup, 17 nëntor – Zhurnal.mk – Eurodeputetja e Sllovenisë, Tanja Fajon, konsideron se vendet anëtare të BE-së nuk guxojnë më të shtyjnë hapejn e negociatave për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut, dhe u bëri thirrje të marin përsipër përgjegjësinë, informon Zhurnal.

“Është me rëndësi të veçantë që Maqedonia e Veriut të vazhdojë rrugën e saj drejt BE-së. Sot Këshilli jo vetëm që kishte shansë, por kishte obligim të përmbushë premtimin e saj të dhënë në mars, që të hapë negociatat inkuadruese me vendin”, deklaroi Tanja Fajon.

Ajo shtoi se nuk guxon më të shtyhet ky vendim.

“Të gjithë kemi përgjegjësi, edhe Maqedonia e Veriut ka përmbushur punën e saj, çdo shtyerje shtesë do të dëmtojë para se gjithash qytetarët e saj veçanërisht në këto kohëra të pandemisë kur zhvillimi ekonomik dhe social janë të nevojshme për vendin”, shtoi Fajon.

Deputetja theksoi se në lojë këtë radhë është më e rëndësishmja: besimi i përbashkët.

Mbrëmë liberalët evropianë nga partia politike “Rindërtimi” në Parlamentin evropian gjithashtu dërguan apel deri tek autoritetet bullgare të ndalojnë së penguari Maqedoninë e Veriut.

“Procesi i inkuadrimit në BE nuk guxon të shfrytëzohet nga vendet anëtare si shantazh që të fitojnë lëshime nga fqinjët dhe të shtyjnë agjendë populistike dhe nacionalistike për arsye vendore politike”, thanë liberalët në Parlamentin evropian, ku gjithashtu anëtar është raportuesi për Maqedoninë e Veriut, Ilhan Kyçyk, si dhe partia e presidentit francez, Emanuel Makron.

Liberalët konsiderojnë se Maqedonia e Veriut mjaft ka pritur pëe negociatat dhe ka bërë thirrje deri tek të gjitha anëtare që sa më shpejtë të miratojnë kornizën negociuese.

Vendet anëtare pasditën e sotme duhet të debatojnë për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, por nuk pritet ndonjë vendim. Diskutimi duheshte të fillojë rreth orës 14:30, por është shtyrë përshkak debatit për buxhetin e BE-së, të cilin gjithashtu e bllokuan Polonia dhe Hungaria përshkak mekanizmës për vëzhgim të qeverisjes të së drejtës.///Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Pozicioni bullgar ndaj Maqedonisë së Veriut mbetet i pandryshuar, Sofja është e hapur për dialog

Dafina Vidishiqi

Carovska: Nëse nuk investoni në arsim, keni harruar të investoni në të ardhmen

Dafina Vidishiqi

Maqedonia e Veriut përballet me mungesë të vaksinave

Dafina Vidishiqi

BFI: As këtë vit nuk mund të kryhet haxhi

Dafina Vidishiqi

Destani: Roli dhe kontributi i diasporës shqiptare ka qenë dhe vazhdon të jetë i jashtëzakonshëm

Dafina Vidishiqi

MSHIA Maqedoni: Dokumentet e Draft-planit aksional të Strategjisë Nacional janë vendosur në ENER

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...