Shkup, 8 gusht – BDI si parti opozitare është gjallëruar mjaftueshëm dhe po mban takime të shpeshta në selinë e partisë, në Reçicë të Tetovës aty ku BDI mori tatëpjetën për herë të parë. Dje, integristët u mblodhën për shumë arsye, ndër ta ato që i bënë publike ishte diskutimi i draft statusit të përpiluar nga profesori Paul Williams siç po i referohen integristët “hartuesin e Marrëveshjes së Ohrit”. Por, në librin e profesorit, Veton Latifi, “Negociatat për arritjen e Marrëveshjes së Ohrit” në mënyrë precize është përshkruar roli i profesorit Williams atëkohë vetëm si këshilltar i angazhuar nga PDSH, saktësisht ish lideri i saj, Arben Xhaferi. Tani BDI për interesat e saj këshilltarin e bën autor, por kjo nuk i bënë dëm askujt për asgjë sepse çdo gjë që sillet rreth interesit partiak përfundon brenda selisë së partisë, shkruan Zhurnal.
Verë e nxehtë për BDI-në, takime të shpeshta në seli pa rezultate konkrete –
Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi para mbledhjes së djeshme në prononcimin e tij për media tha se do të diskutohet për draft platformën e legjitimitetit që ka përgatitur Paul Williams, dhe për idenë e vetingut.
“Do të flitet për shënimin e përvjetorit të arritjes së marrëveshjes paqësore të Ohrit, gjithashtu do të diskutohet lidhur me draftin që e ka përgatitur autori i MO-së, z.Paul Williams, që ka të bëjë me sanksionimin e legjitimitetit dhe me respektimin e vullnetit të qytetarëve për formimin e qeverisë, të shprehur në zgjedhje të lira dhe demokratike, po ashtu do të diskutohet me edhe lidhur me politikën të kamotshme që ka të bëjë me vetingun nga ekspertë euro-amerikanë, ekspertë ndërkombëtarë”, deklaroi Ademi.
Një gjë është e pakuptimitë që nga BDI gojën plotë veting por gjatë këtyre viteve pos deklaratave asgjë tjetër nuk është parë në vepër në lidhje me vetingun e shumë përmendur. Pra, sikurse shprehin gadishmërinë përherë por që asnjëherë nuk kanë pasur guximin ta shtynë përpara këtë çështje.
Megjithatë, në çdo paraqitje të tyre nuk hezitojnë ta përmendin sëfundmi profesorin amerikan, Paul Williams, dhe ajo që është për ironi e prezantojë si hartues e autor i Marrëveshjes Kornizë të Ohrit. Që sipas fakteve të shënuara në librin e profesorit Veton Latifi, profesori Williams figuron vetëm si këshilltar i ish liderit të PDSH-së, Arben Xhaferi.
Nga ana tjetër, platforma e legjitimitetit që kreu i BDI-së Ali Ahmeti kërkoi nga profesori amerikan Paul Williams bie ndesh me frymën e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, thelbi i së cilës është shtet unitar dhe shoqëri multietnike. Sepse nëse legalizohet që një “fitues me fitues” të formojë një qeveri, do të thotë një shtet binacional që nënkupton një parlament dydhomësh. Askund në Marrëveshjen Kornizë nuk thuhet se fituesit në bllokun politik maqedonas dhe shqiptar formojnë qeverinë. Është pjesë e “marrëveshjes së majit” që nuk është përkthyer asnjëherë në ligj.
Cili ishte roli i vërtetë i Paul Williams në Marrëveshjen e Ohrit?
Williams përmendet në librin “Negociatat për arritjen e Marrëveshjes së Ohrit” të profesor Veton Ljatifit. Në këtë libër Latifi përmend ekspertin amerikan si pëson që ka qenë i angazhuar nga pala shqiptare, dhe se ai është angazhuar në pajtueshmëri me James Perdue, në rolin e këshilltarit të Arben Xhafer. Sipas librit të profesorit Latifi, diplomati i atëhershëm amerikan dhe përfaqësuesi i OSBE-së në Shkup, Robert Frovik, vendosi kornizën e agjendës për Marrëveshjen e Ohrit, ndërsa Perdue u përpoq t’i arrijë ato korniza gjatë negociatave dhe t’i profilizojë. Frovik vendosi elementet e para se si duhet të zgjidhet kriza dhe gjithçka që është bërë në lidhje me Marrëveshjen e Ohrit.
Megjithatë, sipas librit të Latifit, “dokumenti që është më i afërti, pothuajse i ngjashëm me tekstin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit dhe që i paraprin Marrëveshjes së Ohrit, është dokumenti i njohur si “Propozimi i Traktatit”, i hartuar më 3 korrik 2001. Ai u hartua nga ekspertë ndërkombëtarë, të udhëhequr nga eksperti amerikan i angazhuar nga PDSH atëkohë, profesor Paul Williams, si një formë e modelit të negociatave për t’i dhënë fund konfliktit dhe për të promovuar zhvillimin paqësor të shoqërisë civile, duke respektuar identitetin etnik dhe interesat e të gjithëve qytetarë të Maqedonisë”.
Prandaj, Williams nuk është autor i draftit të Kornizës, por i platformës që detajonte të gjitha kërkesat e shqiptarëve, të paraqitura në negociata, duke filluar nga kërkesat politike dhe duke përfunduar me amnistinë për anëtarët e UÇK-së. Këto shkëputje të përmbajtjes së librit të profesorit Veton Latifi i ka aktualizuar SlobodenPeçat.
Kujtojmë që, BDI gjatë këtyre viteve nuk ka qenë shumë e fuqishme por përballë ka pasur një opozitë lehtë të kontrollueshme të shkapërderdhur dhe të përçarë. Sot, ky realitet ka ndryshuar formë dhe kuptim kampi shqiptarë është më mirë se asnjëherë më parë. Partitë në pushtet në kuadër të koalicionit VLEN pritet të shkrihen në një ose më së shumti dy parti politike për ta ruajtur gjenezën e ndryshimit.
Ndërkaq, partitë që shkojnë në opozitë e kanë kohën, mundësin, e më shumë se kaq nevojën për të bërë ndryshime drastike, reforma rrënjësore për të rifreskuar partinë me fytyra të reja dhe për ta bërë një opozitë konstruktive ashtu siç i ka hije korrigjuese të pushtetit. /Zhurnal.mk