Agjencia Zhurnal.mk

Fakulteti për siguri: Nevojiten ndryshime urgjente në menaxhim me kriza, mbrojtje dhe shpëtim

Shkup, 22 qershor – Zhurnal.mk – Nevoja për rregullim normativ të marrëdhënieve, procedurat dhe veprimet e bashkëpunimit të Armatës dhe Policisë në kushte të krizës dhe gjendjes së jashtëzakonshme dhe vendosja e sistemit të komandës së përbashkët funksionale dhe këmbimi i informatave, rregullimi formal juridik i orës policore, analizimi he afirmimi i përvojave pozitive të punës së mediumeve, posaçërisht në përballje me dezinformatat (lajmet e rrejshme), si dhe nevoja e vlerësimit të rolit dhe verimit të Agjencisë për mediume audio-vizuale në kushte të gjendjes të krizës, janë disa nga rekomandimet për transformim të sistemit të sigurisë për funksionim të tij në gjendje krize dhe të jashtëzakonshme si rezultat i ndjekjes së gjendjes së jashtëzakonshme nga ekipi shkencor-hulumtues në Fakultetin për siguri – Shkup.

Anëtarët e ekipit hulumtues, profesorët Cane Mojanovski, Marjan Nikollovski, Dragana Batiq, Marjan Gjurovski dhe Nikolla Dujovski në analizën e tyre, të cilën e prezantuan sot në konferencë për shtyp, konstatuan rekomandime konkrete preliminre ku rekomandojnë të bëhet analizë e orës policore e cila duhet të shkojë në drejtim të koordinimit më të mirë mes kompetentëve për shpallje dhe zbatim.

“Këtu posaçërisht duhet të potencohet nevoja për rregullim të politikës ndëshkuese lidhur me orën policore. Për momentin, në pajtim me rregullativën tonë, ora policore nga aspekti ndëshkues-juridik është rregulluar vetëm përmes akteve penale 205 dhe 206 nga KP. Duhet të hapet debat nëse nuk do të ishte më e leverdishme që një pjesë e manifestimeve të veprës penale nga nenet e përmendura të dekriminalizohet dhe rregullohet në pajtim me Ligjin për kundërvajtje kundër qetësisë dhe rendit publik”, sqaroi profesori Marjan Gjurovski.

Ai e theksoi edhe nevojën për reforma në sistemin për menaxhim me kriza, mbrojtje dhe shpëtim, ku, sipas tij, nevojitet t’i qaset analizës së funksionalizimit të QMK dhe DMSH në kushte të rregullta, si dhe në kushte të krizës dhe gjendjes së jashtëzakonshme.

Profesorët nga Fakulteti për siguri konstatuan se nevojitet të sillet Ligj për gjendje të jashtëzakonshme, ndërsa në të, ndërkaq të parashihet dispozitë e posaçme për funksionim të Shtabit kryesor pranë qeverisë për punë në kushte së gjendjes së jashtëzakonshme.

Analiza, sqaroi ai, është përgatitur më shumë se tre muaj përmes zbatimit ë veglave shkencore hulumtuese, metodologjive dhe intervistave me të gjithë bartësit e funksioneve publike dhe kreatorëve të politikave në sistemin e sigurisë, përfshirë shefin e shtetit, kryeministrin, ministrat e Punëve të Brendshme dhe të Mbrojtjes, të gjithë drejtorët e agjencive.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...